Edhe pse kompanitë pjesëmarrëse në Berzën e Punësimit Kosova
2011, kanë ofruar 281 vende pune për punëkërkuesit, si duket kjo është
shifër tejet e vogël, krahasuar me numrin shumë të madh të atyre, që
ishin të pranishëm dhe kërkonin punë. Organizatorët e kësaj ngjarje
shprehen optimist se hapja e Berëzës, do të sjellë rezultate në zbutjen e
papunësisë. Po ashtu u bënë thirrje kompanive të pranishme për një
patriotizëm ekonomik. E këtë e bëri, hiç më pak se Nenad Rashiq.
Aleanca
Kosovare e Bizneseve (AKB) me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe
Mirëqenies Sociale, të premten në Prishtinë kanë hapur Berzën e
Punësimit “Kosova 201”.
Shumë të rinj kosovar që në hapje të Berzës, mbushnin aplikacionet me
shpresë se kjo u paraqet një mundësi të mirë për punësim. Interesimi i
të rinjve ishte jashtëzakonisht i madh.
Por se sa do të arrijnë ata që përmes këtij aktivitetet të punëson,
mbetet të shihet edhe pse ata që kanë organizuar këtë ngjarje, janë
optimist se kjo është një mënyrë e mirë dhe një shans për të rinjtë
kosovarë të cilët janë të pa punë.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se ata edhe këtë vit do ta japin
një kontribut të vogël në këtë papunësi të madhe, e cila në Kosovë
vazhdimisht shënon rritje. “Besoj se ky projekt do të ketë një numër të
konsiderushëm të të punësuarve, e që ky është një kontribut shumë i
vogël në krahasim me përpjekjet tona të mëdha dhe në krahasim me
kërkesat e mëdha që kemi nga punëkërkuesit. Por sot të punësohet edhe
një është një kontribut, por të punësohen edhe 500 janë pak”, tha ai,
raporton Ekonomisti.
Shahini tha se në dy berzat e punësimit të mbajtura dy vitet e
kaluara janë punësuar mbi 1300 punëkërkues. Ndërsa ministri i Punës dhe
Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq bëri thirrje për një patriotizëm
ekonomik. “Ne kemi fuqi, vetëm nëse jemi së bashku. Të gjithë ju jeni
një potencial i jashtëzakonshëm. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi, duke
gjetur mënyra të reja për juve”, ishin fjalët e Rashiq, drejtuar të
rinjve të cilët ishin të pranishëm, me shpresë se do të gjenin punë.
Ndërsa zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicrrane për bashkëpunim në Kosovë
tha se dihet tashmë se sa e vështirë është për të rinjtë kosovarë të
gjejnë një vend pune. “Punësimi në Kosovë është një prej shqetësimeve më
të mëdha. Të rinjtë kosovar ende e kanë të vështirë të gjejnë punë
qoftë në bizneset private dhe në ato shtetërore”, tha ai.
Në Berzën e Punësimit “Kosova 2011”, po marrin pjesë 100 kompani të
sektorëve të ndryshëm, po ashtu dhe shkollat e ndryshme të agrobiznesit,
shkolla profesionale të ndryshme të ndërtimtarisë për të tentuar që të
kenë edhe trajnime nëpër shkolla. /Telegrafi/