Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ish-luftëtarët e UÇK-së do të hyjnë në grevë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ish-luftëtarët e UÇK-së do të hyjnë në grevë Empty
MesazhTitulli: Ish-luftëtarët e UÇK-së do të hyjnë në grevë   Ish-luftëtarët e UÇK-së do të hyjnë në grevë I_icon_minitimeFri May 20, 2011 8:37 pm

Drejtues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të
UÇK-së kanë njoftuar se të hënën më 18 maj do të hyjnë në grevë para
ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me kërkesat që sa më shpejt të
miratohet Ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe përfundimisht
veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre.
Anëtari i këtij këshilli, Ylber Selimi tha të premten se në Kosovë po
vazhdon përpjekja e organizuar institucionale, ndërkombëtare dhe vendore
për varrosjen përfundimtare të trashëgimisë së luftës sonë çlirimtare.
“A nuk është për t’u tmerruar nga paditë e përditshme që bënë EULEX-i
ndaj ish çlirimtarëve të vendit tonë. Lufta speciale ndaj tyre ka
filluar nga përfundimi i luftës, njëherë u munduan të na thyejnë
moralisht, pastaj na lanë në mëshirën e fatit, na ngritën kurthe nga më
të ndryshmet, na lanë pa u sistemuar e pa u punësuar. Komandantët më të
zot i burgosën, disa vdiqën në komunikacion, e disa prej tyre u
vetëvranë, disa i futën në politikë dhe më pas i diskredituan
politikisht”, ka thënë Selimi.
Ai kritikoi edhe drejtues të Qeverisë së Kosovës, të cilët siç tha ai
“kanë futur veshët në lesh”, ndaj kërkesave të vazhdueshme të
ish-luftëtarëve të UÇK-së, veteranëve dhe invalidëve të luftës, madje
theksoi se kryeministri Thaçi as nuk i realizoi kërkesat e tyre, as nuk
dha asnjë shpjegim pse nuk i ka realizuar.
“Ne si këshill, më datë 18 maj kemi marr vendim që të futemi në grevë
para Qeverisë së Kosovës. Me anë të kësaj greve ne kërkojmë që sa më
shpejt të miratohet Ligji për vlerat e Luftës së UÇK-së dhe
përfundimisht veteranëve dhe luftës t’iu kthehet identiteti dhe
dinjiteti i tyre”, ka thënë Selimi.
Ndërsa, kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi, i cili së bashku me
gjashtë të tjerë akuzohet nga EULEX-i për prishje të rendit dhe sulëm
ndaj institucioneve të Kosovës gjatë një proteste në vitin 2009, ka
deklaruar se edhe në të ardhmen nuk do t’i përgjigjen thirrjeve për
procedura gjyqësore kundër tyre.
“Ne do ta fillojmë në Prishtinë ne një numër aq sa mundemi, dhe për
shkak të gjendjes së rënd ekonomike, besoj që shumë shpejt do ta
fillojmë edhe nëpër qytete tjera”, ka thënë ai.
Ai po ashtu kërkoi nga ministrat Hajredin Kuçi dhe Bajram Rexhepi që mos
të bëjë postblloqe para shtëpisë së tij, sepse ai është një qytetar i
thjesht që nuk ikë dhe nuk është i rrezikshëm, por do të vazhdojë punën e
tij të përditshme.
Ndryshe, përfaqësuesit Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të
Luftëtarëve të UÇK-së njoftuan se greva do të fillojë të hënën, nga ora
15.00 dhe ftuan të gjithë ish-luftëtaret e UÇK-së që t’i bashkëngjiten
grevës./kosovapress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ish-luftëtarët e UÇK-së do të hyjnë në grevë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë me grevë
» Deputetët trajnohen para se të hyjnë në Kuvend
» Ish-pjesëtarë të UÇK-së hynë në grevë urie
» Të burgosurit në Burgun e Dubravës në grevë urie
» Kamionët e Kosovës hyjnë në Serbi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: