Kryeministri Hashim Thaçi ka firmosur të martën emërimin e
shumicës së zëvendësministrave të Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që një
pjesë fare e vogël e emrave mbeten ende si propozime në tavolinën e
kreut të ekzekutivit.Me firmosjen e kryeministrit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme është emëruar Ibrahim Gashi nga AKR, raportoi KosovaOnline.
Emrat që tashmë zyrtarisht mund të quhen zëvendësministra në resorët
përkatës të qeverisë janë: Ministria e Administratës Publike (MMPH)-
Hajredin Hyseni (PDK) , Serbolub Gjokik (SLS); Ministria e Administrimit
të Pushtetit Lokal (MAPL) - Basri Musmurati (PDK), Rifat Krasniq
(KDTP); Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) - Nehat
Mustafa (PDK), Usmen Daldzi (VAKAT); Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë
dhe Zhvillimit Rural(MBPZHR) - Xhabit Morina (PDK), Jashar Qukici
(PREBK); Ministria e Drejtësisë, Daut Xhemjli; Ministria e Zhvillimit
Ekonomik (MZHE) - Gani Koci (PDK), Ramadan Hasani (AKR); Ministria e
Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) - Nuredin Lushtaku (PDK), Slavisha
Filipoviq (SLS) Bejtush Gashi (AKR); Ministria për Komunitete dhe Kthim
(MKK) - Emin Krasniqi (PDK), Husnije Beskoviq (VAKAT); Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) - Hajdin Abazi (PDK), Gani Elshani
(PDAK); Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Shpëtim
Rudi (AKR); Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) - Fatmir
Shurdha (PDK); Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) - Sasha Rashiq
(SLS), Ismet Ibishi (AKR); Ministria e Shëndetësisë - Naim Fetahu (PDK),
Kadir Husein (KDTP); Ministria e Infrastrukturës - Ilhami Gashi (PDK),
Banush Pacolli (AKR); Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Cuneyd
Ustaibo (KDTP) Ministria e Diasporës - Berat Luzha (PDK), Qerim Bajrami
(VAKAT).
Në bazë të marrëveshjes tashmë të arritur, PDK-ja do të ketë 18
zëvendësministra i pasuar nga AKR-ja me gjashtë, nga tre
zëvendësministra do të kenë SLS, KDTP, VAKAT dhe Lista Rugova, ndërkaq
PDAK dhe PREBK do të kenë nga një zëvendësministër. /Telegrafi/