Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Serbia heq maskat, do ndarjen e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Serbia heq maskat, do ndarjen e Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Serbia heq maskat, do ndarjen e Kosovës    Serbia heq maskat, do ndarjen e Kosovës  I_icon_minitimeThu May 26, 2011 5:27 pm

Serbia heq maskat, do ndarjen e Kosovës  26-ndarje5

Shumica në Qeverinë e Serbisë konsideron se ndarja është zgjidhja e
vetme për problemin e Kosovës, citon gazeta e përditshme serbe “Blic”
një burim të afërt me koalicionin qeverisës.
“Është e vërtetë se në
mbledhjet zyrtare qeveria nuk flet për ndarjen, gjë që dje e ka
konfirmuar edhe kryeministri Mirko Cvetkoviq, por në kabinet dhe në
qarqet e ngushta kjo përmendet gjithsesi. Disa anëtarë të qeverisë i
pengon kushtetuta që ta thonë zëshëm mendimin e vet, ndërkaq shumica nuk
dëshiron të marrë përsipër rrezikun dhe të përmendë ndarjen si zgjidhje
të qëndrueshme, kryesisht për shkak të pasojave politike”, citon kjo
gazetë burimin e vet.
Në komunikim me diplomatët e huaj muaj me
radhë po shqyrtohet ky opsion, dhe po flitet për modelet që do të mund
të ishin të përdorshëm për rastin.
Përveç modelit të dy Gjermanive, i
cili në fakt nuk përfaqëson ndarjen, por bashkëjetesën territoriale,
bashkëbiseduesi i “Blicit” ka përmendur se po flitet edhe për modele të
tjera, dhe se shpesh përmendet modeli i Ishujve Alande.
Të sqarojmë
këtë model: Ishujt Alande janë pjesë e Finlandës dhe pjesa më e madhe e
popullatës është flasin suedisht. Ishujt Alande janë politikisht
neutrale dhe plotësisht të demilitarizuar. Në vitin 1921 këta ishuj kanë
marrë autonomi të zgjeruar nga Parlamenti i Finlandës.
Ndarja, si
një zgjidhje e mundshme e problemit të Kosovës deri para një muaji ishte
një temë tabu ndër zyrtarët serbë, por deklaratat gjithnjë e më të
shpeshta të politikanëve serbë, ndër ta edhe ato të presidentit Boris
Tadiq, se për të gjitha opsionet duhet të bisedohet, kanë hapur çështjen
nëse Serbia njëmend është e gatshme të ndryshojë politikën ndaj Kosovës
dhe që të mjaftohet që në përfundim të zgjidhjes të mos mbetet
duarthatë.
“Blic” shkruan se zyrtarisht kundër ndarjes së Kosovës
janë kryeministri Mirko Cvetkoviq, shefi i diplomacisë serbe, Vuk
Jeremiq, dhe shefi i ekipit për bisedime me Prishtinën, Borko
Stefanoviq.
Sidoqoftë Serbia tashmë ka hequr maskat dhe ka shfaqur ambiciet për ndarjen e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Serbia heq maskat, do ndarjen e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Serbia planifikon ndarjen e veriut të Kosovës
» SHBA-të kundërshtojnë ndarjen e Kosovës
» BE pengon Tadicin për ndarjen e Kosovës
» Rexhepi: Idetë për ndarjen e Kosovës të papranueshme
» Ngushëllon për Zymberin, kërkon ndarjen e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: