Qarkullimi i mirë i gjakut është shumë i rëndësishëm, dhe për pasoje duhet të jetë në qendër të vëmendjes sonë. Ja edhe disa këshilla që mund të ju hyjnë në punë.
Qarkullimi i mire i gjakut në është shumë i rëndësishëm. Nëse ky qarkullim pengohet atëherëë mund të ketë probleme shumë serioze. Shkaqet mund të jenë të shumta dhe në disa raste edhe të panjohura, por mënyrat e kurimit janë po të njëjtat, qoftë mjekësore qoftë edhe natyrale.
Ka shumë trajtime alternative që mund të zëvendësojnë metodat konvencionale me rezultate shumë të mira, duke lënë mënjanë efektet e padëshiruara. Kurat natyrale mund të zgjidhin më shpejtë nga ç’mund ta mendoni këtë problem.
1. Përcaktoni mënyrën e jetesës që duhet të ndiqni për të përmirësuar këtë problem. Largoni veset e këqija dhe të dëmshme për shëndetin. Duhanpirja pengon shfrytëzimin maksimal të oksigjenit, kështu që lini duhanin sa më parë.
2. Merrni frymë në mënyrë të plotë. Largoni stresin duke mësuar si të meditoni. Stresi i ngushton rrugët e kalimit të gjakut dhe ndikon shumë në uljen e cilësisë së qarkullimit.
3. Lëvizni sa më shumë në mënyrë që të rrisni pompimin e gjakut. Ecni, vraponi, notoni ose dilni me biçikletë. Ushtrimet sigurojnë një qarkullim të mirë. Edhe një shëtitje e shkurtër dhe e shpejtë do të bëjë mrekulli për shëndetin e zemrës suaj.
4. Ka shume ushqime të shëndetshme që mund të kontribuojnë në efektivitetin e qarkullimit të gjakut. Zgjidhni një dietë me përmbajtje të larte fibrash. Konsumoni fruta dhe perime që të promovoni shëndetin e enëve të gjakut. Duke konsumuar shalqi, hudhër, portokall etj. ju do të përmirësoni qarkullimin e gjakut.
5. Eliminoni ushqimet e këqija për shëndetin: proteinat shtazore, ushqimet me shumë yndyrë, sheqernat. Këto substanca rrisin viskozitetin e gjakut dhe pengojnë qarkullimin e rregullt te gjakut.
6. Investoni në preparate cilësore. Merrni preparate për të rregulluar sistemin qarkullues. Vitamina C parandalon forcimin e arterieve, koenzima Q10 është një antioksidant natyral që përmirëson “djegien” e oksigjenit dhe përmirëson rrjedhën e gjakut. L-Karnitin gjithashtu përmirëson konsumin e oksigjenit.
7. Mjalti është shërues. Krijoni një ilaç shtëpiak me 1 një lugë të çajit uthull (organike jo industriale) dhe një lugë të çajit me mjaltë të përzier në ujë të ngrohtë, për të stabilizuar balancën.