Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kallëzimet e Antikorrupsionit mbyllen pa hetime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kallëzimet e Antikorrupsionit mbyllen pa hetime  Empty
MesazhTitulli: Kallëzimet e Antikorrupsionit mbyllen pa hetime    Kallëzimet e Antikorrupsionit mbyllen pa hetime  I_icon_minitimeSun May 29, 2011 9:09 am

Raportimet anonime në Agjencinë Kundërkorrupsion (AKK) dhe procedimi i këtyre informatave në prokurori pa u ditur identiteti i raportuesit po shkaktojnë kokëçarje te prokurorët, të cilët merren me trajtimin e lëndëve të korrupsionit.
Këta të fundit ankohen se në mungesë të identitetit të denoncuesve u duhet të mbyllin hetimet, pasi nuk arrijnë të marrin informatat nga dora e parë, shkruan Kosova Sot.
Përderisa nga ana tjetër zyrtarët e AKK-së pranojnë se në raste të caktuara nuk ia bëjnë me dije prokurorit identitetin e denoncuesit. Mirëpo, sipas tyre nëse prokurori kërkon një ndërmjetësim, atëherë AKK-ja do ta bënte të mundur.
Sipas kryeprokurorit të Qarkut të Prishtinës, Aleksandër Lumezi, mungesa e identitetit të denoncuesit të korrupsionit i paraqet shumë probleme prokurorit, i cili e trajton një rast kallëzim penal të denoncuar nga AKK-ja, pasi prokurorit i duhet të sigurojë informata nga burime të tjera e jo nga vetë denoncuesi i rastit.
Mirëpo për të parin e AKK-së, Hasan Preteni, këto çështje nuk janë adresuar asnjëherë nga prokurorët.
“Të gjitha ‘problemet’ që ju thoni se i kanë prokuroritë me lëndët e agjencisë, ata duhet t’i adresojnë në agjenci për sqarime shtesë. Ne i kemi proceduar deri më tani për prokuroritë vendore dhe ndërkombëtare më shumë se 200 kallëzime penale. Në asnjë rast ato nuk i kanë kontestuar, nuk e kemi së paku asnjë shkresë që do shprehte ndonjë pjesë të problematikes që ju po e potenconi”, thotë Preteni.
Sipas tij, në asnjë rast agjencia nuk ka dërguar në prokurori kallëzime penale pa u mbështetur në prova.
Në AKK 30 për qind e rasteve personat që denoncojnë në procedurë dëshirojnë të jenë anonimë, anonimë në procedure, por jo anonimë për agjencinë. Por, sipas Pretenit, në çdo rast prokuroritë mund të kërkojnë ndërmjetësimin e agjencisë në bashkëpunimin - takimin me dëshmitarët. Preteni thotë se prokurorët e EULEX-it e bëjnë këtë procedurë shumë shpesh, ndërsa prokurorët vendorë nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi asnjëherë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kallëzimet e Antikorrupsionit mbyllen pa hetime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Mbyllen 31 lokale të dyshuara për prostitucion
» Presidenca dhe Qeveria mbyllen për opinion
» Del Ponte nuk është ftuar në hetime
» Serbia kërkon hetime urgjente
» SHBA: Hetime kriminale për derdhjen e naftës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: