Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Presidenca dhe Qeveria mbyllen për opinion

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Presidenca dhe Qeveria mbyllen për opinion  Empty
MesazhTitulli: Presidenca dhe Qeveria mbyllen për opinion    Presidenca dhe Qeveria mbyllen për opinion  I_icon_minitimeFri Apr 15, 2011 7:35 am

Presidenca dhe Qeveria mbyllen për opinion

Dy bartësit e institucioneve më të larta shtetërore, të Presidencës e të Qeverisë, kanë centralizuar dhënien e informatave.
Presidentja Atifete Jahjaga e kryeministri Hashim Thaçi nuk kanë emëruar zëdhënës, zyrtarë të tjerë nuk janë të autorizuar për të dhënë qëndrime të Presidencës e të Qeverisë, ndërsa vetë nuk u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve, shkruan Koha Ditore.

Jahjaga nuk ka pranuar asnjë pyetje të gazetarëve një ditë më parë, në konferencën e saj të parë për shtyp prej kur është vënë në krye të pushtetit javën e kaluar. Po kështu, gjatë një jave nuk u është adresuar medieve.

Kryeministri Hashim Thaçi prej ditësh nuk ka pranuar pyetje të gazetarëve. As pas mbledhjeve të Qeverisë nuk del në konferenca shtypi. Ndonëse janë bërë gati dy muaj qëkur Thaçi ka marrë mandatin e dytë për ta drejtuar Qeverinë, ai nuk ka emëruar zëdhënës, ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi që ka dal deri tash para gazetarëve pas mbledhjeve të ekzekutivit, më nuk po u përgjigjet gazetarëve që kërkojnë qëndrime të Qeverisë.

Forma e komunikimeve me publikun që po aplikojnë Presidenca dhe Qeveria është nëpërmjet komunikatave për media.

Zyrat e informimit të të dy institucioneve fillimisht kanë thënë të mos jenë kompetentë për të folur për media. Ata as nuk kanë arsyetuar mungesën e zëdhënësve në Presidencë e në Qeveri. Tek pas një insistimi të gjatë, Safet Zejnullahu, drejtor i Departamentit të informacionit dhe komunikimit me publikun në Presidencë, ka pranuar t’u përgjigjet disa pyetjeve nëpërmjet e-mailit zyrtar.

Ai ka arsyetuar mungesën e zëdhënësit me kohën e shkurtër prej kur Jahjaga ka marrë postin e presidentes së vendit dhe ka premtuar se shumë shpejt do të emërohet zëdhënësi.

Për dallim nga ky zyrtar, që ka pranuar të komunikojë përmes postës elektronike, Koha Ditore shkruan se të enjten gjatë gjithë orarit të punës ka qenë jashtë vendit të punës drejtori i Zyrës për komunikim publik i Qeverisë, Arjanit Bytyçi. Gazeta ka kontaktuar me një zyrtare për informim të Qeverisë, e cila nuk ka treguar emrin dhe ka thënë se nuk mund të japë kurrfarë përgjigje në pyetjet që i janë shtruar.

Bunkerizimi i Presidencës dhe i Qeverisë përbën shqetësim për gazetarët. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Presidenca dhe Qeveria mbyllen për opinion
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kallëzimet e Antikorrupsionit mbyllen pa hetime
»  Mbyllen 31 lokale të dyshuara për prostitucion
» Kompletohet Qeveria me zëvendësministra
» Qeveria me embargo
» Qeveria miraton tri projektligje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: