Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi janë biokarburantet ekologjikisht të pranueshme në botë, jo nafta, jo qymyri dhe jo gazi.
Dihet se karburantet nga lënda organike bio po gjejnë përdorim gjithnjë e më të madh në vende të ndryshme të botës - aq sa shtetet si Brazili mbajnë diku tek gjysma e nevojave të vendit për qarkullim automobilash nga kjo lëndë, sa ekologjike aq edhe miqësore me mjedisin. Por edhe shtetet si Gjermania, këtu në Evropë po e nxisin këtë lloj karburanti në atë masë sa që e kanë vënë në ligj objektivin e zëvendësimit në masën prej 20%, deri në vitin 2020, të karburanteve konvencionalë me karburante alternative në fushën e transporteve, ku edhe vendet tjera nuk kanë si t’i shpëtojnë këtij ligji. Meqenëse në shtypin e përditshëm, është folur pak për to, si duket ka ardhur koha që karburantet jo fosile (jo naftë, jo qymyr, jo gaz etj.) të ngrihen në nocion masiv sot, në mënyrë që nesër të dimë të mbështesim zbatimin praktik të saj.
Karburantet bio janë një formë alternative karburantesh, miqësorë ndaj mjedisit dhe një nga prodhimet kryesore, që rezultojnë nga përpunimi i biomasës. Prodhohet nga një sërë farëzash vajore të bimëve, që prodhojnë energji, si dhe nga yndyrat dhe mbeturinat. Përdorim i tyre nuk e rendon mjedisin, dhe në te njëjtën kohe përbëjnë formën më të mirë dhe më rentabël të karburanteve. Biodizeli, bioetanoli dhe biogasi janë me karakteristiket e tyre. Ato mund te zëvendësojnë ose të përzihen me naftën dizel dhe benzinën dhe të përdoren në transport. Kjo gjë është e drejtpërdrejt rezultateve, pasi nuk është e nevojshme të bëhen ndryshime në sistemin e shpërndarjes së karburanteve dhe në motorët e makinave.
Format më kryesore të biokarburantëve janë: Bio-dizeli, që prodhohet nga farërat vajore të bimëve prodhuese të energjisë (lakra vajore, soja, luledielli, farë pambuku), yndyra dhe vajra gatimi të përdorur bio-etanoli, që prodhohet nga bimë sheqerore (soja, kallam sheqeri, panxhar sheqeri, drithi) dhe bio-gasi, që prodhohet nga gazrat e vendeve të varrosjes sanitare të mbeturinave dhe nga derdhjet e përdorimeve bujqësore. Ndërkohë, ato që kanë interes praktik për Evropën, për rrjedhojë edhe për Shqipërinë, kryesisht në aspektin e produktivitetit dhe të disponimit të lëndëve të para, është biodizeli dhe bioetanoli.
Ç`kuptojmë me karburant bio? Me termin biokarburant nënkuptojmë forma alternative karburantesh, që prodhohen nga biomasa, ndërkohë që biomasë quhet çdo material i prodhuar nga organizmat e gjalla me bazë riciklimi, si bimët, kafshët dhe mikroorganizmat. Nga pikëpamja kimike, biodizeli prodhohet nga transësterifikimi (transesterification) i vajrave bimore të triglicërideve, duke përdorur metanol dhe një katalizator të përshtatshëm. Prodhimi i biodizelit mund të përshkruhet në vija të përgjithshme, nga mekanizmi sasior i mposhtëm i prodhimit, ku 1ton vaj + 110kg Metanol + Katalizator =>1ton Biodizel + 98kg glicerinë.
Sot, përdorimi i biomasës mbulon rreth 4% të energjisë totale, që konsumohet në SHBA dhe 45% të burimeve të energjisë. Biomasa është e përdorshme në ngrohje për prodhimin e energjisë elektrike, por kryesisht mund të prodhojë biokarburantë dhe më konkretisht, biodizel (zëvendësues i dizelit – naftës), bioetanol (zëvendësues i benzinës) dhe biogazit. Kësisoj ai po gjen zbatim të shpejtë dhe të dashur në shumë vende të Evropës (Francës, Gjermanisë, Suedi, Austri, Itali, Danimarkë, etj.) për lëvizjen e makinave që punojnë me motor dizel, si kamionët, taksi, autobusët, makineri gërmimi dhe bujqësore, etj. Përdorimi analog ekziston edhe në SHBA.
Studimet në rritje dhe interesi për prodhimin e bio-karburanteve rezultojnë nga fakti se përdorimi dhe konsumimi i tyre paraqet një sërë avantazhesh, të cilat lidhen si me rentabilitetin e tij si karburant, ashtu dhe me mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e përgjithshme të rajonit ku prodhohet. Për sa i përket cilësive të tij si karburant mund të nënvizosh se ai (karburant bio) krijon pak tym, për shkak të një djegie më të mirë. Prej tij pakësohet fenomeni i shiut acidit, si dhe ai nuk përmban squfur, si dhe nuk ka përhapje të dyoksidit të squfurit (SO2). Të mirat e tij janë pa fund. p.sh. ai është bio-dialitik, pra në rast se përhapet nuk e ndot tokën, nëntokën dhe shtresat ujëmbajtëse. Ai çon gjithashtu në pakësimin e fenomenit serrë, pasi dyoksidi i karbonit që prodhohet nga djegia e biodizelit është në atë masë sa është angazhuar nga atmosfera gjatë fotosintezës se bimëve. Për rrjedhojë, nuk kemi shtim të tij pas djegies. Përpos të tjerave, ai është një karburant i shkëlqyer, madje ai e lubrifikon shumë më mirë motorin në krahasim me dizelin e zakonshëm, sepse ka cilësi “ndotje”, domethënë pakëson mbetjet e djegies (depozitimet) në motor. Në mënyrë të veçantë, vlerat e koeficienteve të përhapjes së gazrave të karburantit të djegur paraqiten në tabelën e mëposhtme:
Koeficienti i përhapjes së ndotjeve të gazrave (g/Kg ose Νm3 karburant)
Karburant CO2 SO2 CO NOX Trupësa
Dizel 3142 6 0.572 2.384 0.286
Mazut NO3 3091 80 0.55 5.221 1.832
Biodizel 0 0