Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Jahjaga: Jo ndarjeve të reja!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Jahjaga: Jo ndarjeve të reja! Empty
MesazhTitulli: Jahjaga: Jo ndarjeve të reja!   Jahjaga: Jo ndarjeve të reja! I_icon_minitimeWed Jun 01, 2011 6:40 pm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila po
qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Italisë, me ftesë të
presidentit Giorgio Napolitano, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare
“La Citta Interetnica” (“Qyteti ndëretnik”), që i zhvilloi punimet të
mërkurën në Romë.


Gjatë punimeve të konferencës, presidentja
Jahjaga u takua me Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon dhe me
kryetaren e Konfederatës së Zvicrës, Michelin Calmy-Rey. Gjatë fjalimit
që ka mbajtur në këtë ceremoni, presidentja Jahjaga ka thënë se ndarja e
Kosovës nuk mund të ndodhë. Ajo tha se procesi i pajtimit nganjëherë
është i ngadaltë dhe i vështirë, por të gjithë janë të vetëdijshëm se
nuk ka alternativë tjetër dhe mësimet nga e kaluara duhet të mbahen mend
që të mos përsëriten sërish.
Jahjaga tha se Republika e Kosovës është shteti më i ri në Evropë,
një vend shumetnik. Njohja e pavarësisë nga 75 vende dhe anëtarësimi në
organizatat ndërkombëtare, sipas saj është një favor për
multietnicitetin në nivel kombëtar dhe lokal. Ajo tha se atë që Kosova
ka arritur sot vjen nga vullneti i popullit të saj dhe mbështetja e
komunitetit ndërkombëtar. “Kushtetuta e Republikës së Kosovës garanton
të drejtat dhe liritë më të larta individuale dhe kolektive, duke
parashikuar një sërë mekanizmash që bëjnë të mundur mbrojtjen e
interesave jetike për secilin komunitet etnik”.
“Historia e Kosovës është e dhimbshme dhe ne nuk duam që ajo të
përsëritet. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë do ta
ndjejnë veten në shtëpi dhe në të cilën të gjithë do të ndjejnë
përgjegjësinë për arritjet e vendit të tyre... Konfliktet në
ish-Jugosllavi kanë shkaktuar dhimbje dhe shkatërrim. Në thelb të
konfliktit ishte ideologjia etnocentrike, qëllimi i së cilës ishte
krijimi i shtetit monoetnik, ku një grup i vetëm etnik do të dominonte
mbi të tjerët. Ne na vjen mirë që ideologjia ishte mposhtur, nga
mobilizimi i pashembullt dhe ndërhyrja e unifikuar e bashkësisë
ndërkombëtare.
“Vendi im dhe qytetarët e tij, po ashtu, kanë vuajtur. Por, ne nuk i
kuptojmë propozimet dhe kërkesat për ndarje të reja të territorit
ekskluzivisht përgjatë vijave etnike, të cilat në thelb janë një
përplasje e ideologjisë së të kaluarës me vlerat evropiane dhe
ndërkombëtare të së sotmes. Ne të gjithë i themi jo këtij opsioni. Së
bashku me Bashkimin Evropian, ne jemi duke punuar në forcimin e
demokracisë dhe vlerave evropiane në Republikën e Kosovës, për
mirëqenien e njerëzve dhe perspektivave të tyre për një jetë më të mirë
dhe të lirë”.
“Republika e Kosovës është e përkushtuar për vlerat e paqes,
tolerancë, pranim, gjithëpërfshirje dhe dialog. Megjithatë, ne
përballemi me një numër sfidash të cilët rrjedhin nga tranzicioni jonë i
vonshëm dhe arritjet e vonuara të shtetit, si dhe nga problemet me
Serbinë fqinje... Kosova do të vazhdojë të kontribuojë në besimin në mes
të komuniteteve dhe kombeve, për të kuptuar dhe pranuar njëri tjetrin,
dhe mbështetur ndjenjën e identitetit dhe përkatësisë”, tha ndër të
tjera presidentja Jahjaga. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Jahjaga: Jo ndarjeve të reja!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jahjaga takohet me Obamën
» Jahjaga: Askush mbi ligjin
» Jahjaga udhëtoi për në Lituani
» Clinton uron presidenten Jahjaga
» Jahjaga u takua me Turk dhe Ivanov

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: