Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Spahiu: 10 qershori të shpallet festë gjithëkombëtare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Spahiu: 10 qershori të shpallet festë gjithëkombëtare  Empty
MesazhTitulli: Spahiu: 10 qershori të shpallet festë gjithëkombëtare    Spahiu: 10 qershori të shpallet festë gjithëkombëtare  I_icon_minitimeThu Jun 02, 2011 4:37 pm

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një forum të hapur me një sërë të ftuarish nga fusha e drejtësisë, diplomacisë dhe historisë. Në këtë forum nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu reagoi ashpër ndaj kërkesës së bërë dje të zëvendëskryeministrit serb Ivica Dacic për ndarjen territoriale të Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke vlerësuar se kufijtë territorial të Kosovës janë të paprekshëm dhe nuk mund të copëtohen nga pazaret politike.

“Kufijtë territorial të Kosovës janë të paprekshëm dhe nuk mund të copëtohen nga pazaret politike. Qeveria serbe të harroj Kosovën dhe të rishikoj statusin dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Presheve, Bujanovc e Medvegje. Ne presim që Serbia jo vetëm të respektoj të drejtat universale të shqiptarëve të gjallë por ajo duhet të bashkëpunoj me Hagën për të treguar ku janë fshehur trupat e mijra shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Tadic dhe Dacic nuk mund të lajnë duart si Pons Pilati me dorëzimin e kriminelit Mladic dhe të harrojnë mijëra krime të shkaktuara nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Spahiu i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës që të nisin procedurat administrative dhe ligjore për të shpallur 10 qershorin festë kombëtare.

“Lidhja e Prizrenit më 10 qershor ishte afirmimi i parë politik i një shteti të ardhshëm shqiptar. Në 10 qershor u hodhën themelet e një programi mbarë kombëtar për krijimin e shtetit të ardhshëm dhe ne duhet ta përkujtojmë atë siç e meriton. Shteti shqiptar ka sot me dhjetëra festa kombëtare ëmbëlsirash dhe ballokumesh dhe është e patolerueshme të mos i japim vlerë ditës në të cilën shqiptarët lidhën platformën e për të ardhmen e një sistemi politik dhe shtetëror”, tha Spahiu.

Me gjithë rëndësinë e zgjedhjeve lokale theksuan drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi rreziku i ndarjes së Kosovës apo i asimilimit të identitetit kombëtar në jug të Shqipërisë është prioritet pasi shteti duhet të funksionoi nën mbarimin “kombi mbi partitë”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Spahiu: 10 qershori të shpallet festë gjithëkombëtare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga 15 qershori kufiri Kosovë-Shqipëri vetëm me një kontroll
» Pashkët - festë e paqes dhe pajtimit
» Moisiu shpallet anëtar nderi i Institutit Albanologjik
» AAK: Haradinaj do të shpallet i pafajshëm
» Shpallet tenderi për pasaporta biometrike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: