Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LDK: Kabineti “Thaçi 2” kushton sa “paga” njëvjeçare e 11 mijë pensionistëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

LDK: Kabineti “Thaçi 2” kushton sa “paga” njëvjeçare e 11 mijë pensionistëve Empty
MesazhTitulli: LDK: Kabineti “Thaçi 2” kushton sa “paga” njëvjeçare e 11 mijë pensionistëve   LDK: Kabineti “Thaçi 2” kushton sa “paga” njëvjeçare e 11 mijë pensionistëve I_icon_minitimeSat Jun 04, 2011 10:02 pm

Derisa Ministria e Financave garanton se nuk do të ketë krizë
buxhetore, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me
thellimin e krizës ekonomike, si rezultat i qeverisjes aktuale. Grupi i
ekspertëve të ekonomisë nga ky subjekt politik konstatojnë se kjo krizë u
“vulos” dhe u legalizua me miratimin, siç e quajnë ata, të “buxhetit të
krizës” për vitin 2011.
Gjatë një konference për media të shtunën,
Abdullah Hoti, ekspert i ekonomisë nga LDK, tha se kjo parti vlerëson se
kjo krizë buxhetore nuk krijohet nga rritja e pagave, por nga pasiguria
e të hyrave buxhetore që tani u konfirmua edhe me prishjen e
marrëveshjes nga FMN-ja.
Sipas tij, numri, shpërndarja dhe organizimi
i resorëve qeveritar nuk reflekton ndonjë plan qeverisës të argumentuar
drejt arritjes së objektivave të caktuara, por më shumë janë veprime
për të akomoduar njerëz që sigurojnë stabilitetin e koalicionit.
Hoti
ka thënë se me 19 ministri dhe një kabinet qeveritar me mbi 60 anëtarë,
me 6 zëvendëskryeministra, me mbi 200 këshilltarë të kryeministrit,
zëvendësve të tij, ministrave dhe zëvendësministrave, Kosova është rast
‘sui-generis’. Ai sa për informim ka përkujtuar se Zvicra ka 8 ministri
ndërsa, Sllovenia 15.
Hoti vlerëson se kostoja vjetore e këtij
kabineti është e barabartë me pensionet bazë gjatë gjithë vitit të 11
mijë pensionistëve.
Sipas tij me këtë qeveria ka shkelur edhe Ligjin e
buxhetit, i cili përcakton qartë në nenin 11 se numri i të punësuarve
është i kufizuar sipas tabelave buxhetore. Po ashtu, sipas tij, vlerësim
për njëqind ditshin e parë të qeverisjes është e zymtë.
Hoti ka
thënë se kjo u konfirmua edhe me vlerësimin e FMN-së, e cila ka vendosur
të ndryshojë marrëveshjen e mëparshme, me të cilën Kosova vetëm gjatë
këtij viti siguronte të hyra buxhetore prej 87 milionë euro
Grupi i
ekspertëve të LDK-së, i cili është formuar kohë më parë dhe që ka për
qëllim monitorimin e punës së Qeverisë së Kosovës, ka shprehur brengën
se deficiti buxhetor dhe zvogëlimi i rezervave qeveritare do ta
rrezikojë seriozisht sistemin financiar në vend.
Po ashtu, sipas
Hotit, veriu i Kosovës ka vazhduar të jetë pikë e zezë për ekonominë e
Kosovës. Kontrabandimi i mallrave, ka përkujtuar ai, po e çrregullon
konkurrencën në vend dhe po nxjerr jashtë tregut shumë biznese
produktive duke zvogëluar punësimin dhe buxhetin e Kosovës./kosovapress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK: Kabineti “Thaçi 2” kushton sa “paga” njëvjeçare e 11 mijë pensionistëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kabineti ‘gjigant’ qeveritar
» Edhe një subjekt në Koalicionin e Pensionistëve
» Paga mesatare 272 euro, brenda vitit u rritën 15 %
» 700 euro - paga mesatare në MFSK
» Tableti Toshiba Thrive kushton 579 $

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: