I pasur ne perberes ushqimore thelbesore, peshku eshte mjaft i dobishem
per shendetin e njeriut dhe ai duhet perdorur sa me shpesh.
Peshku ka qene mjaft i pranishem ne jeten e njeriut gjate gjithe
historise se shoqerise njerezore, jo vetem si ushqim, por dhe si element
simbolik apo shprehje e mitologjive te vjetra qe nga koha e paganizmit
dhe me pas qyteterimeve te tjera si antikiteti greko-romak, etj. Ja pse
kemi degjuar te flitet per Konstelacionin e Peshqve te kohes se
qyteterimit babilonas, per njeriun amfib apo per Aferditen, Erosin,
madje dhe perbindeshit Typhon, qe ishin gjysem peshq e gjysem njerez dhe
hyjni. Te tilla ishin dhe sirenat qe iu shfaqen Odiseut gjate kthimit
te tij nga Itaka. Por peshku ka qene njekohesisht dhe burim i jetes dhe i
ekzistences se njeriut, madje si nje nga ushqimet me te pastra dhe te
ushqyeshme te tij.
Proteina qe asimilohen mire
Sot ne bote ekzistojne rreth 20 mije lloje peshqish por nga kjo game e
gjere perfitohet vetem ne pak prej tyre. Proteinat e peshqve jane
proteina qe asimilohen mire. Ato permbajne aminoacide, aq te domosdoshme
per jeten e njeriut, si “isoleucina” apo “valina”, te cilat marrin
pjese ne formimin e muskulit apo te “glutamines, e cila vepron kunder
lodhjes. Peshqit kane gjer ne 27 g proteina ne 100 gr, pra kane me shume
se mishi ose veshkat e vicit (15 g/100 g), apo zorret e derrit (17
g/100 g). Peshqit me me proteina jane peshku ton me (27 g/100 g,
bakalaro i kripur me 25 g, barbuni me 24 g.
Minerale per sistemin nervor, muskujt dhe kockat
Permbajtja ne fosfor te peshqit eshte e larte: 300 mg/100 g per peshkun
ton dhe gjer ne 470 mg per sardelet. E shoqeruar me kalcium, fosfori
eshte i mrekullueshem per kockat. Peshku na furnizon me jod (me pak
peshqit e ujrave te embla), i cili eshte i nevojshem per fabrikimin e
hormoneve te tiroideve. Keto te fundit jane te rendesishme per krijimin e
embrionit te bebes si dhe ne moshen e pubertetit te femijeve.
Gjithashtu ne perberje te peshkut gjenden dhe fluori, kobalti,
manganezi, por edhe kaliumi, bakri, selenium, etj. Grate shtatzena e
kane te nevojshme te ushqehen me peshk, meqe gjate shtatzenise ato kane
nevoje dy here me shume per hekur.
Peshku Toni ka hekur me shumice. Por sidoqofte, nuk duhet abuzuar me
ngrenie masive dhe te vazhdueshme, ose peshqit duhet te jene te
ndryshem, pasi shume merkur sjell jo vetem probleme kardiovaskulare, por
ndikon ne zhvillimin jo te mire neurologjik te bebes ne bark te nenes.
Nje perqindje e madhe ne vitamina
Peshku permban vitamina B, si vitaminen B6, e cila lufton anemine;
vitaminen D, aq e rendesishme per asimilimin e kalciumit, etj. Melcia e
peshkut ka vitaminen A, antioksiduese, e cila eshte teper e dobishme per
syte dhe lekuren. Gjenden gjithashtu dhe vitaminat B2, B12, PP.
Omega 3 mbron zemren
Vetem peshqit e dhjamte jane te pasur ne Omega 3, acide yndyrore te
pangopur, mbrojtes kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i
cili permban acide yndyrore te ngopur. Peshqit e dhjamte kane 6 % lipide
dhe midis tyre jane ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj. Peshqit
gjysem te dhjamet, si peshku shpate, barbunji, etj, kane 2-6 %, ndersa
ata pa dhjame si koci, levreku, etj, kane me pak se 2 %. Disa njerez nuk
e hane lekuren e peshkut, por edhe pse ajo eshte e payndyrshme, ajo
eshte mjaft e pasur me Omega 3.
Acidet yndyrore te pangopura ndihmojne per nje energji te madhe fizike,
shtojne tonusin muskular dhe ndihmojne per te ulur peshen e tepert. Por
ato jane te brishta: oksidohen shpejt ne ajer dhe ne temperature te
larte. Per ti ruajtur vlerat e tyre eshte mire te gatuhen ne avull. Sa
me shume qe peshku eshte ne moshe dhe me peshe te madhe, aq me shume ka
nga keto lloj acidesh. Me i pasuri nga ata eshte skumbri. (1,8 g/100 g),
i ndjekur nga sardelet (1,3 g). Llojet natyrore permbajne me shume se
sa nga peshqit e kultivuar nga njeriu.
Dihet qe yndyrnat e peshkut ndihmojne ne uljen e kolesterolit te keq
LDL, duke ruajtur njekohesisht kolesterolin e mire HDL. Brenda tij
gjenden acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi
ekozapentanoik), etj. Studiues te universitetit te Seatle ne SHBA-se
kane studjuar mbi konsumin e peshkut ne 400 persona te moshuar mbi 65
vjec, dhe kane vezhguar se toni apo peshqit e pjekur ne zgare e
pakesojne rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po keshtu, grate
qe hane peshk te yndyrshem gjate shtatzenise dhe qe u japin gji
femijeve, ndihmojne tek femijet per nje shikim shume te mire. Ky fenomen
eshte zbuluar nga universiteti Bristol ne SHBA, gjate studimit ne mbi
400 femije, studim ky qe eshte botuar edhe ne „American Journal of
Clinical Nutrition“. Ka popuj qe peshkun e hane edhe te gjalle, sic jane
aziatiket, dhe kryesisht japonezet apo indo-kinezet. Por ne keto raste
duhet bere shume kujdes pasi shpesh mund te infektohemi nga paraziti i
quajtur "anisakiase“.