Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dialogu, roli i BE-së në favor të Serbisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dialogu, roli i BE-së në favor të Serbisë  Empty
MesazhTitulli: Dialogu, roli i BE-së në favor të Serbisë    Dialogu, roli i BE-së në favor të Serbisë  I_icon_minitimeMon Jun 20, 2011 5:19 am

Roli i BE-së ka qenë shumë i dëmshëm për Kosovën qysh prej
fillimit. Kjo më së shumti reflektohet te ndasia e BE-së, sa i përket
sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, dhe kjo ndasi është 22 me 5,
pasi që pesë vende të BE-së nuk na kanë njohur- ka thënë drejtori
ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave,
Krenar Gashi.
“BE, në vend që të vë trysni mbi Beogradin
zyrtar, që këto gjëra të kryhen më shpejtë, dhe më pas të vihet tema te
çështjet ku me të vërtetë do të mund të kishte dialog dhe marrëveshje
eventuale, po i shtyn përpara, në mënyrë që Serbia në sytë e botës të
dalë si pala konstruktive në këtë dialog. Serbia të dalë ajo, e cila na i
kthen regjistrat civilë dhe librat kadastralë, ajo që na i lejon
fluturimet për në Prishtinë dhe prej Prishtinës, që ta përdorim
hapësirën e saj ajrore. Kjo gjë është absurde, dhe ka qenë një
absurditet i llojit të vet gjatë këtyre 11 vjetëve të qeverisjes
ndërkombëtare, në një mënyrë, të Kosovës”, ka thënë Gashi në një
intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Sipas tij, BE nuk ka një politikë apo një strategji sa i përket
dialogut Kosovë-Serbi, por “ata e dinë vetëm se ky duhet të jetë një
proces ku të dy palët, eventualisht, do të merren vesh për diçka dhe kjo
e vë Kosovën në një pozitë shumë të jo-favorshme”.
“Politika dominante në procesin e dialogut ka qenë politika e
Serbisë, e cila nuk është e njëtrajtshme por e shumëtrajtshme. Përderisa
në njërën anë zoti Stefanovic ulet dhe dialogon me zonjën Tahiri në
Bruksel, ministri i jashtëm Vuk Jeremic, lobon kundër njohjes së
Kosovës. Përderisa Boris Tadic, bën akrobacione tjera politike që kanë
të bëjnë më qasjen territoriale në Ballkan, në një mënyrë, duke
përkrahur referendumin e Serbisë në Bosnje, dhe zëvendëskryeministri i
Serbisë, del si i pavarur me një ide të kamotshme të Serbisë për ndarje
të Kosovës”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dialogu, roli i BE-së në favor të Serbisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dialogu me Kosovën - kushti i Serbisë për afrim me BE-në
» Dialogu vazhdon pa pengesa
» BE-ja do rezultate konkrete nga dialogu
» Dialogu Beograd-Prishtinë pa ndërmjetës
» Vazhdon dialogu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: