Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Marrëveshjet pa zgjidhje konkrete?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Marrëveshjet pa zgjidhje konkrete?  Empty
MesazhTitulli: Marrëveshjet pa zgjidhje konkrete?    Marrëveshjet pa zgjidhje konkrete?  I_icon_minitimeMon Jun 06, 2011 4:07 pm

Pakti i parë që pritet të firmoset ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bisedimet teknike në Bruksel, nuk pritet të ofrojë zgjidhje konkrete në fushën e lëvizjes së lirë, tregtisë, energjisë...etj, por do të vazhdohet me avazin e vjetër.
Ndonëse Prishtina dhe Beogradi tashmë kanë paralajmëruar se në raundin e radhës të bisedimeve që është parashikuar të mbahet më 14 dhe 15 qershor, do të nënshkruhet një pako marrëveshjesh, përfshirë këtu lëvizjen e lirë të qytetarëve, në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës, shqiptarët janë skeptikë se kjo marrëveshje do t’i thyej “tabutë”.
Megjithatë askush nga qeveritarët kosovarë nuk ka mundur të konfirmojë nëse marrëveshja parashikon që kosovarët në territorin e Serbisë mund të hyjnë me dokumentet e Republikës së Kosovës, shkruan Zëri. E vetmja që është proklamuar deri më tani është se qytetarët e Kosovës do të hyjnë në Serbi me disa “letra” zyrtare që i marrin në kufij dhe i dorëzojnë kur të kthehen. Mirëpo, nuk dihen se çfarë “letrash” janë ato, sa duhet të paguhen, ku duhen të vazhdohen etj...
Udhëheqësja e delegacionit të Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, ka konfirmuar se para pushimeve verore pritet të ketë një pako marrëveshjesh, që përfshin çështjet e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, përkatësisht njohjen e vulave të Doganave të Kosovës nga Serbia. Pastaj, sipas saj, do të ketë një marrëveshje për çështjet e energjisë, telekomunikacionit, çështjet e regjistrave civilë, kadastralë e për njohjen e diplomave shkollore dhe universitare.
As ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk ka mundur të konfirmojë nëse marrëveshja mbi lëvizjen e lirë parasheh që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi me dokumentet e Kosovës. Ai ka deklaruar kjo marrëveshje ka të bëjë me përdorimin e dokumenteve personale dhe atyre të udhëtimit.
Nga ana e tij, sekretari në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, pret që me marrëveshjet eventuale të mos njihet në asnjë mënyrë subjektiviteti i shtetit të Kosovës. Megjithatë, ai nuk ka dashur të prejudikojë rreth epilogut të marrëveshjes ndërmjet palëve, ndonëse ka shfaqur besimin se nga kjo marrëveshje duhet të përfitojnë që të dyja palët. /Telegrafi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Marrëveshjet pa zgjidhje konkrete?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BE-ja do rezultate konkrete nga dialogu
» AFP: Këtë javë rezultate konkrete nga dialogu
» Tadic për zgjidhje të re për Kosovën
» Dhuna nuk është zgjidhje
» Lutja, zgjidhje për qetësinë shpirtërore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: