Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Mësonin fëmijët si pushtohet Mitrovica, hetohen ushtarakët gjermanë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Mësonin fëmijët si pushtohet Mitrovica, hetohen ushtarakët gjermanë Empty
MesazhTitulli: Mësonin fëmijët si pushtohet Mitrovica, hetohen ushtarakët gjermanë   Mësonin fëmijët si pushtohet Mitrovica, hetohen ushtarakët gjermanë I_icon_minitimeThu Jun 09, 2011 11:33 am

Ministria gjermane e Drejtësisë njoftoi se ka hapur një hetim paraprak
në lidhje me lojërat e organizuara për fëmijët gjatë Ditës me Dyer të
Hapura në një kazermë të Bavarisë, gjatë së cilës fëmijët kanë qenë të
udhëzuar si pushtohet një qytet në Kosovë.

Prokurori i çështjes
ka konfirmuar se të tilla informata u publikuan në një gazetë të
Bavarisë, “Münchner Merkur”, por refuzoi të jepte hollësi rreth
detajeve, qofshin këto edhe të vogla.

Ai ka sqaruar se hetimet
paraprake kanë nisur në lidhje me veprat penale të “nxitjes së
urrejtjes” dhe “shkelje e kontrollit të armëve”.

Fjala është për
një ngjarje të zhvilluar më 28 maj, ku u ndërtua një fshat prej druri në
miniaturë, duke e pagëzuar atë me emrin “Mitrovica e vogël”.

Shtëpi
të vogla druri, madje edhe një kishë, ishte ndërtuar në miniaturë nga
ushtarët, duke dashur të jepnin pamjen e Mitrovicës. Disa shtëpi madje
kishin edhe vrima plumbash, e disa gjurmë të blozës.

Dhe, aty
fëmijët, sipas “Münchner Merkur”, ishin të ftuar për ta vënë zonën “nën
kontroll ushtarak”, të pajisur me disa armë zjarri.

Duke
përmendur më tej faktin se gjatë Luftës së Dytë Botërore Mitrovica, sot
një qytet i ndarë në mes të shqiptarëve dhe serbëve, ka qenë skenë e një
masakre të kryer nga trupat naziste të Gjermanisë.

Një deputet
socialist gjerman, Rainer Arnold, i cituar nga javorja “Die Zeit”, ka
pohuar se duhen ndërmarrë masa disiplinore për oficerët e kazermës,
shkruan agjencia NOA.

Ai e tha këtë në prag të një takimi të Komitetit të Mbrojtjes së Bundestagut, dhoma e ulët e parlamentit gjerman.

Ky takim, në fakt, ishte që të informonte për atë që ndodhi konkretisht në kazermat në Bad Konrad Reichenhall.

Ligji gjerman i ndalon të miturit nga qasja ndaj çdo arme të zjarrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Mësonin fëmijët si pushtohet Mitrovica, hetohen ushtarakët gjermanë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ushtarët gjermanë “luajnë” me fëmijët luftën e Kosovës
» Thaçi: Hetohen 111 raste për korrupsion
» Hetohen bankat për kamatat e larta
» Plagosen dy ushtarë gjermanë në Afganistan
» Edhe Mitrovica në rivotim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: