Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Në Serbi me pasaporta të Republikës së Kosovës?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Në Serbi me pasaporta të Republikës së Kosovës?!  Empty
MesazhTitulli: Në Serbi me pasaporta të Republikës së Kosovës?!    Në Serbi me pasaporta të Republikës së Kosovës?!  I_icon_minitimeFri Jun 10, 2011 1:12 pm

Shefi i delegacionit serb për bisedime, Borislav Stefanovic ka
thënë të premten në një intervistë për radio Dukagjinin se nuk janë
frikësuar nga arritja e marrëveshjeve, mirëpo sipas tij takimi i radhës
është lënë për në qershor pa precizuar ndonjë datë, dhe si rrjedhojë
takimi do të mbahet në këtë muaj.
“Çdo gjë që është duke
ndodh bëhet me qëllim që të përgatitemi më mirë dhe të kemi rezultate më
të mira në marrëveshjet që do t’i arrijmë. E dini që nuk ka të bëjë
asgjë me nënshkrimin. Sepse do të kemi marrëveshje që do të
implementohen nga të dyja Qeveritë, por, që nuk do të ketë dokument me
nënshkrim”, tha ai.
Në pyetjen se a do t’i dorëzojnë Prishtinës dokumentet origjinale të
regjistrave civil dhe kadastral, apo vetëm kopjet, ai ka thënë se kjo
është njëra nga temat që janë duke i zgjidhur.
“Kemi pasur një mori takimesh të ndërsjella diplomatike për të
zgjidhur të gjitha çështjet me shpresën më të madhe që së shpejti do të
arrijmë marrëveshje, por nuk dua të bëjë asnjë koment për çështjet
konkrete, sepse do të jetë dëmtuese për të dyja palët që të fillojmë të
deklarojmë për media atë se çfarë do të arrijmë të zgjidhim. Jam i
sigurt se rezultatet lidhur me çështjen e regjistrave civil apo
kadastral do t’i ndihmojnë qytetarët e Kosovës...”, tha ai.
“Unë dhe Edita Tahiri e cila është shumë konstruktive, mund të ju
siguroj se jemi shumë afër që të dalim me një konkluzion lidhur me këto
çështje”, u shpreh më tej Stefanovic.
Duke folur rreth marrëveshjeve, shefi i delegacionit serb për
bisedime tha se do të jenë shumë gjëra të mira nga të cilat do të
përfitojnë të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë, dhe përfundimisht
njerëzit do të mund të udhëtojnë lirshëm dhe do të mund të shfrytëzojnë
të drejtat e tyre, dokumentet pa paragjykime lidhur me statusin e
Kosovës.
“Kjo besoj që do të ndikojë në marrëdhëniet tona për të ndërtuar më
shumë besim dhe fleksibilitet, sepse siç e dini jemi përballur me
çështje mjaft të vështira”, theksoi Stefanovic.
Ndërkaq, në pyetjen se a do të mund qytetarët të udhëtojnë në Serbi
me pasaportë të Republikës së Kosovës, Stefanovic duke qeshur tha
“....edhe pse nuk më pëlqen hiq por mund të ju siguroj se do të ketë
mënyra që do të mund të vini në çdo kohë pa kurrfarë problemi dhe më
besoni që do të jeni të kënaqur nga marrëveshja që do ta arrijmë për
këtë temë”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Në Serbi me pasaporta të Republikës së Kosovës?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Themelohet Këshilli për Planifikim Hapësinor i Republikës së Kosovës
» Ivanoviq: Serbia s'do t'i pranojë vulat e Republikës së Kosovës
» Kamionët e Kosovës hyjnë në Serbi
» Lugina e Preshevës me Kosovë, veriu i Kosovës me Serbi!
» Deputetët po votojnë për presidenten e Republikës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: