dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Kosova e pavarur, s’është pjesë as e Serbisë, as e Shqipërisë Wed Jun 15, 2011 1:36 pm | |
| Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës kërkon angazhim të përbashkët, ngase nuk mundet një vend i huaj ta zgjidhë problemin e veriut të Kosovës.“Duhet që të jemi shumë kreativ dhe të punojmë në një strategji të përbashkët për t’iu qasur problemeve në veri”, ka thënë Cliff gjatë intervistës dhënë RTV21. I pyetur se cili është qëndrimi i Britanisë së Madhe rreth ndarjes së Kosovës ose shkëmbimit të territoreve me Serbinë, Cliff ka thënë se kjo është ide e keqe. “Duke folur nga përvoja ime në Bosnjë e Hercegovinë unë e di pse kjo është një ide e keqe. Kur sekretari ynë i jashtëm ishte për vizitë këtu, e tha shumë qartë se komuniteti ndërkombëtar ka rivizatuar kufijtë e Ballkanit vazhdimisht për 130 vjet të tëra dhe koha për këto gjëra tashmë ka kaluar. Ne duhet të punojmë me kufijtë aktual. Dhe, nëse shikohet situata në rajon, shihet qartë pse ndarja nuk është ide e mirë dhe pse mund të prodhojë probleme të tjera”, ka thënë Cliff. Lidhur me idenë e këmbimit të pjesës veriore të Kosovës me Luginën e Preshevës, Cliff ka thënë se dyshon se Kosova dhe Serbia do të merren vesh për këtë punë. “Ajo që po thoni ju, është tentim për krijim të shteteve etnike në Ballkan dhe sido që i rishkruani kufijtë një minoritet do të mbetet në njërin vend të caktuar. Siç e thashë edhe më parë një ide e këtillë mund të nisë probleme të shumta në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni dhe në shumë vende të tjera”, ka thënë ambasadori britanik. Sipas tij, Kosova është e pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë, por nuk është as pjesë e Shqipërisë. “Ideja që mund të diskutohet diçka e tillë mendoj se nuk ka fare bazë dhe mendoj se edhe vendet tjera të BE-së nuk do ta pranonin këtë qasje. Unë e di se lansohen hipoteza rreth kësaj çështjeje siç ishin deklaratat e z.Dacic para disa ditësh edhe për të parë se si do të reagojmë ne të gjithë ndaj këtyre ideve. Për këtë arsye mendoj se është mirë që të gjithë të reagojmë në mënyrë shumë të vendosur në mënyrë që Serbia ta kuptoj mesazhin se ndarja nuk është fare në agjendë”, ka thënë Cliff. /Telegrafi/ | |
|