Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Papa kurrë s’ka thënë që ‘Kosova është pjesë e Serbisë’!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Papa kurrë s’ka thënë që ‘Kosova është pjesë e Serbisë’!  Empty
MesazhTitulli: Papa kurrë s’ka thënë që ‘Kosova është pjesë e Serbisë’!    Papa kurrë s’ka thënë që ‘Kosova është pjesë e Serbisë’!  I_icon_minitimeTue Jun 21, 2011 7:38 pm

Kisha Katolike në Kosovë, si “Nënë dhe Mësuese e mirë”, për
dashurinë që ka ndaj popullit të vet, ka qenë dhe mbetet gjithnjë në
shërbim të mirës së tij dhe ndërmjetësuese e natyrshme mes Shqiptarëve
dhe Evropës, nëpërmjet mbështetjes së Selisë së Shenjtë – Vatikanit.
Kështu thuhet në fillim të një deklarate për media të Zyrës Ipeshkvnore
në Kosovë rreth zhvillimeve të fundit të siç thuhet “disa dukurive të
dëmshme për popullin.
“Në kohën e fundit, shfaqen disa dukuri
të huaja dhe të dëmshme për popullin dhe shtetin tonë, dukuri këto të
cilat rrezikojnë, edhe ashtu, gjendjen e brishtë e jostabile që kemi. Aq
më tepër na befason heshtja institucionale, politike, shoqërore dhe
kulturore ndaj këtyre dukurive të dëmshme”, thuhet në komunikatë.
“Me shqetësim konstatojmë se qëndrimet dhe veprimet e papërgjegjshme,
të kujtdo, mundë të ndërrojnë orientimin e përcaktimit tonë të
natyrshëm me demokracinë dhe qytetërimin perëndimor – evropian, të cilit
tashmë më shekuj i përkasim. Nisur nga kjo, e shohim të nevojshme ta
japim vlerësimin tonë rreth këtyre çështjeve të ndërlikuara dhe të
rrezikshme për Kombin dhe njomësinë e Shtetit të Kosovës”.
- Vërehen simptomat e qarta se si disa individë dhe grupe po shprehin
haptas tendenca për përkeqësimin e marrëdhënieve të shkëlqyera
historike dhe aktuale mes Vatikani dhe Popullit tonë, sidomos Kosovës
para, gjatë dhe pas Luftës.
- Kjo po ndodh pikërisht tani, kur Vatikani kohë më parë e emëroi
Delegatin e vet Apostolik për shtetin e Kosovës, si një shenjë e
dashurisë së vazhdueshme dhe domethënëse të përkrahjes ndaj nesh.
- Papa i tashëm Bendikti XVI- të asnjëherë nuk ka deklaruar se Kosova
është ndonjë “djep” i popullit Serb, ose pjesë përbërëse e Serbisë,
ashtu që keqinterpretimet në ketë drejtim, jo vetëm se nuk janë të
sakta, por sipas gjitha gjasave kanë prapavijë njollosëse ndaj figurës
morale të Atit të Shenjt. Kjo pa dyshim e dëmton vendin tonë, i cili
edhe ashtu është në pritje për njohjeve nga shtet dhe vende, mes të
cilave pritet me padurim që këtë gjë ta bëjë edhe Vatikani.
“Prandaj, fuqimisht kërkojmë që institucionet shtetërore dhe
kulturore, akademikët dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë, të gjejnë
guximin dhe mënyrën për t’iu përgjigjur botërisht, vendosmërisht dhe në
kohën e duhur të gjitha dukurive negative që e çorientojnë të ardhmen
tonë të përbashkët, hutojnë opinionin publik dhe promovojnë të
pavërtetën. Jemi të bindur se vetëm në këtë mënyrë, mund të
bashkëndërtojmë të ardhmen e sigurt, bashkëjetesën në paqe dhe mbrojtjen
e vlerave”, thuhet në deklaratën e Kishës Katolike të Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Papa kurrë s’ka thënë që ‘Kosova është pjesë e Serbisë’!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova e pavarur, s’është pjesë as e Serbisë, as e Shqipërisë
» Kosova është shtet fqinj, e jo pjesë e Serbisë
» Kosova është kusht për integrimin e Serbisë në BE
» Për Maqedoninë, Kaçaniku pjesë e Serbisë
» Serbia kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: