Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 LDK akuzon Krasniqin se po bën eliminime politike

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

LDK akuzon Krasniqin se po bën eliminime politike  Empty
MesazhTitulli: LDK akuzon Krasniqin se po bën eliminime politike    LDK akuzon Krasniqin se po bën eliminime politike  I_icon_minitimeWed Jun 29, 2011 11:27 am

Grupi i ekspertëve i kulturës, rinisë dhe sportit i Lidhjes
Demokratike të Kosovës ka akuzuar ministrin e MKRS-së, Memli Krasniqi se
po vazhdon me eliminimin politik të udhëheqësve të departamenteve dhe
të institucioneve.
“Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i
njohur për dy veprime të karrierës, heqja e fotove të presidentit
historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dhe Nënë Terezës, si dhe
themelimin e një çmimi që më parë ishte themeluar, me urdhrin dhe me
ndihmën e shefit të tij, po vazhdon eliminonim politik të udhëheqësve të
departamenteve dhe të institucioneve të kulturës”, thuhet në reagimin e
ekspertëve të LDK-së.
“Pasi largoi politikisht drejtorin e Departamentit të Rinisë dhe atë
të Zyrës së Informimit, pasi solli politikisht sekretarin e përgjithshëm
dhe nëpërmjet njerëzve të tij shantazhoi drejtorin e Qendrës
Kinematografike dhe atë të Galerisë së Arteve, tani Krasniqi ka shpallur
konkurs politik për këta dhe drejtorë të tjerë, që të gjithë me
kontrata valide”.
Po ashtu, potencohet në reagim, të njëjtin veprim ministri Krasniqi
ka bërë lidhur me drejtorin artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës, “që
ka kontratë të ligjshme, gjë e pranuar publikisht edhe nga vetë
Ministria”.
Ministri – siç thekson LDK-ja, “me dëshirë ose i urdhëruar, dhjetë
ditë më parë, në kundërshtim me ligjin, ka urdhëruar që të emërohet
drejtori i Departamentit të Rinisë, ish-ushtruesi i detyrës së
sekretarit të përgjithshëm, ndërsa sot ka shpallur konkursin po për të
njëjtin pozicion”.
Sipas Ligjit për Institucionet e Kulturës, sipas LDK-së, këto
kontrata janë valide dhe janë nënshkruar pas vlerësimit të punës së
drejtorëve. Qeveria e Kosovës, edhe në këtë dikaster – sipas ekspertëve
të kësaj partie – që nga fillimi i mandatit, nuk ka bërë asnjë punë për
t’u shënuar, veç shantazhimit të shërbyesve civilë.
Lidhja Demokratike e Kosovës këto veprime i konsideron joligjore, të
papërgjegjshme dhe të papranueshme. “Me këto veprime provohet se Qeveria
ka emëruar në krye të dikasterëve shërbëtorë politikë, pa dije dhe pa
kulturë, të cilët po shumëfishojnë veten duke sjellë aty edhe njerëz të
tjerë si vetja”, theksohet më tej.
Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet reagimit, ndwr tw tjera
kërkon që të respektohen ligjet dhe normat e tjera, të mos ketë
ndërhyrje të strukturave politike në administratën e Ministrisë dhe të
institucioneve, por të punohet për të krijuar kushte për punë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
LDK akuzon Krasniqin se po bën eliminime politike
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PDK-ja akuzon rëndë Florim Krasniqin
» Dell e akuzon Krasniqin se po sfidon miqtë e Kosovës
» Haxhiu padit Florin Krasniqin
» Kamishi: Kam punuar në SHIK, Krasniqin do ta padis
» Kryeministri akuzon presidentin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: