Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Peticioni për të zhdukurit, 500.000 nënshkrime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Peticioni për të zhdukurit, 500.000 nënshkrime  Empty
MesazhTitulli: Peticioni për të zhdukurit, 500.000 nënshkrime    Peticioni për të zhdukurit, 500.000 nënshkrime  I_icon_minitimeSat Jul 02, 2011 2:19 pm

Gjysmë milioni qytetarë të Ballkanit dy muajt e fundit e kanë
nënshkruar peticionin për të formuar një komision rajonal, që ka për
detyrë zbardhjen e fatit të mijëra viktimave nga luftërat e viteve
’90-ta në ish-Jugosllavi.
Kësaj iniciative i janë bashkuar
1500 organizata joqeveritare, ndërsa qëllimi është i thjeshtë, por
ambicioz: të hartohet një listë e detajizuar e viktimave të luftës në
Kosovë, Kroaci dhe Bosnje, si dhe rrethanat e vdekjes së tyre.
“Emri i çdo personi që është vrarë si pasojë e krimeve të luftës apo
duke luftuar, do të regjistrohet, sikurse edhe rrethanat në të cilat ata
janë vrarë”, ka thënë për agjencinë e lajmeve AFP, Natasa Kandic,
drejtoreshë e Fondit Humanitar për të Drejtat e Njeriut.
Ajo po ashtu ka thënë se ngjashëm do të veprohet edhe me ata që
konsiderohen të zhdukur, numri i të cilëve shkon në 15 mijë në tërë
rajonin. “Vizioni ynë është që njëherë e përgjithmonë t’i japim fund
kësaj praktike në Ballkan të manipulimit të shifrave pa i cituar emrat e
viktimave”, ka thënë Kandic.
Organizatorët duan që autoritetet e ish republikave jugosllave të
ngrenë një komision të pavarur- KOMRA, për të mësuar se çka u ka ndodhur
viktimave. Kandic shpreson se komisioni do të themelohet në fillim të
vitit 2013.
Në Kosovë ende janë të zhdukur afër 2000 persona që nga koha e
luftës. Ndërkaq rreth 3000 të tjerë, që llogariteshin si të zhdukur,
janë gjetur gjatë viteve të pasluftës nëpër varrezat masive në Serbi.
Forcat ushtarako-policore serbe, pasi i kishin vrarë shqiptarët civil në
Kosovë, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë, i kishin transportuar dhe
varrosur në Serbi, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Peticioni për të zhdukurit, 500.000 nënshkrime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Peticioni “Drejtësi në rastin Kiçina”, mbi 43 mijë nënshkrime
» Sot, dita e pajtimeve pa nënshkrime me Serbinë
» Fillon fushata “Një milion nënshkrime për KOMRA”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: