Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Edhe Ballkani do të evropianizohet një ditë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Edhe Ballkani do të evropianizohet një ditë  Empty
MesazhTitulli: Edhe Ballkani do të evropianizohet një ditë    Edhe Ballkani do të evropianizohet një ditë  I_icon_minitimeMon Jul 04, 2011 6:11 pm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të martën në Bruksel me zëvendëspresidenten e Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton. Pas këtij takimi, Ashton dhe Thaçi kanë mbajtur një konferencë për media. Duke vlerësuar si pozitive zhvillimet e fundit politike në Kosovë, në veçanti dialogun me Serbinë, Ashton dhe Thaçi kanë rikonfirmuar perspektiven evropiane të Kosovës.

“Para dy ditësh janë zhvilluar takime mes Prishtinës dhe Beogradit në të cilin kanë dalë me marrëveshjet konkrete. Dua të përgëzoj zotin Thaçi dhe zonjën Edita Tahiri për konstruktivitetin e treguar nga ana e tyre, por edhe palës serbe dhe lidershipin e tyre për guximin dhe punën e deritashme”, ka thënë Ashton. “Më duhet të them se të gjitha këto marrëveshje lidhur me lirinë e lëvizjes, janë të dobishëm për të gjitha palët dhe nuk ka nevojë që të heqin dorë nga asgjë, përkundrazi, janë të dyja palët që kanë përfituar shumë”, ka thënë Ashton.

“Përveç dialogut, unë gjithashtu kam diskutuar edhe për perspektivën evropiane për Kosovën dhe inkurajoj edhe një herë kryeministrin Thaçin që të shpenzojë edhe me më shumë energji në drejtim të BE-së për qytetarët e Kosovës, që Kosovën ta sjell më afër Bashkimit Evropian. Inkurajoj kryeministrin Thaçi që të shfrytëzojë kontributin e misionit për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-in, në komponentë të drejtësisë, policisë, gjyqësisë, luftën kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Dhe, porosia ime sot është që, edhe një herë të ritheksoj përkushtimin e Evropës për perspektivën evropiane të Kosovës, sepse ne duam që Kosovën ta shohim sa ma afër Evropës dhe rezultatet e fundit janë me të vërtetë të inkurajuese”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian.

Ndërsa kryeministri Thaçi e ka falënderuar Baroneshën Ashton për mbështetjen e vazhdueshme në gjithë këtë proces që po kalon Kosova dhe rajoni. “Dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe Bashkimi Evropian. Mbi këtë parim do ta evropianizojmë edhe ne Ballkanin dhe në këtë drejtim ne jemi duke punuar me të gjithë që të kemi një bashkëpunim fqinjësor shumë të mirë me të gjithë fqinjët. Mesazhet janë shumë të qarta, edhe të konkludimi për marrëveshje të përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për tri çështjet... Këto janë çështje teknike për një jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallime etnike, çështje që i kemi diskutuar edhe me vendet tjera të rajonit dhe janë zgjidhur sipas parimeve dhe standardeve evropiane”.

Pas konferencës për media, kryeministri Thaçi është përgjigjur edhe në pyetjen e medieve nëse ka ndonjë pengesë që Kosova ta fitojë statusin kandidatë pasi këtë ta ketë fituar Serbia. “Edhe Kosova edhe Serbia kanë perspektivë evropiane. Ne gradualisht kemi filluar të ndërtojmë marrëdhënie më normale fqinjësore dhe besoj në një fqinjësi të mirë. Kosova po ndërton me të gjitha vendet e rajonit raporte shumë të mira dhe natyrisht kapitulli i zgjidhjes së konflikteve do të përmbyllet me evropianizimin e gjithë rajonit. Perspektiva evropiane e Kosovës është e sigurt”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Edhe Ballkani do të evropianizohet një ditë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ballkani vuan nga korrupsioni
» Në Danimarkë gjetën jashtëtokësorin nga Ballkani?
» Gratë nga Ballkani me gjinj mesatar!
» Ballkani jashtë BE-së “bombë e kurdisur”
» Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: