Alkoolizmi dhe pasojat e kësaj dukurie Fjala alkool rrjedh nga fjala arabe (al-kohl ) që do të
thotë “shumë i mirë“ ose “ai që djeg“. Alkooli është i vjetër sa edhe
vet njerëzimi, sa që deri më sot për të janë shkruar histori të
ndryshme. Rreshtat në vijim do të jenë vazhdimësi e tyre, mirëpo do të
mundohemi që lexuesin së pari ta njoftojnë me komplikimet psikiatrike të
cilat i sjell alkooli.Veprimi i dëmshëm i alkoolit njihet
që nga e kaluara. Në mes shkrimeve ndeshen edhe të tillë që e ndalojnë
përdorimin e tij.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se: alkoolistët janë persona
të cilët ekcesivisht kënaqen me pijet alkoolike, duke kaluar kështu në
një gjendje të varur nga alkooli, me ç'rast i shfaqin fshehtësitë e tyre
të brendshme si edhe problemet në shoqëri apo gjendjen e tyre sociale
dhe ekonomike.
Tri janë arsyet e pashmangshme të krijimit të të ashtuquajturit
“trekëndësh i alkoolit“:
- I pari dhe faktori kryesor, njeriu;
- Hapësira sociale në të cilën jeton, gjë e cila i jep alkoolizmit
natyrë të sëmundjës sociale; dhe
- Faktori alkool, me veçoritë e tij farmakologjike.Është me rëndësi të ceket se, nga kontakti i parë me pijen alkoolike e
deri te alkoolizmi kuptim plotë (pasojat trupore, psikike dhe sociale),
duhet një periudhë e caktuar kohore (perafërsisht 15 vite), sepse
alkoolisti kalon nëpër fazat: paraalkoholike, prodromale, kritike dhe
kronike.
Në praksën klinike, fazat alkoolike ndahen në fazën paratoksike dhe
fazën toksike e cila njihet dhe manifestohet me humbjen e kontrollit,
gjë që në popull njihet me termin “fenomeni i gotës së parë“ apo edhe
“humbje e filmit“.
Komplikimet alkoolike truporePamja e jashtme e personit, i cili ka pirë alkool prej shumë vitesh,
është gjithnjë e dukshme dhe veçohet me fytyrë të enjtur, me paraqitje
të theksuar të kapilarëve të gjakut nëpër fytyrë dhe hundë, lëkurë
ngjyrë të kaltër-vjollce, pamje jo pedante të jashtme, neglizhencë
higjienike, etj.
Komplikimet alkoolike neurologjikePolineuriti, i cili çon në polineuropati, lind nga ndikimi direkt i
alkoolit të dëmshëm në nerva, andaj si rrjedhojë vjen deri te
çrregullimi i përthithjes dhe mungesës së vitaminës B. Simptomat e para
të manifestimit të polineuropatisë paraqiten në formë të mpirjes,
therjes, lodhjes, humbjes së fuqisë, rënies së imunitetit, dhimbjeve të
muskujve, ndërsa në stadiumet e mëvonshme edhe deri te atrofimi i tyre.
Komplikimet alkoolike psikiatrike1. Gjendja patologjike e dehjes - Rezulton
pas marrjes në sasi shumë të vogël të pijeve alkoolike të cilat janë të
pamjaftueshme të shkaktojnë intoksikim dhe gjendje të dehjes tek shumica
e njerëzve, për dallim nga gjendja e dehur akute e cila rezulton pas
marrjes së sasisë së madhe të alkoolit.
2. Kompliket e gjendjes së dehur apo
reaksionet patologjike gjatë gjendjes së dehur, përgjasojnë me rastet e
parafolura, megjithatë reaksionet ndodhin pas marrjes në sasi të mëdha
të pijeve alkoolike tek personat të cilët me vite të tëra përdorin
alkool.
3. Dipsomanija ose pseudo dipsomania
paraqet dukuri patologjike të përdorimit të alkoolit. Karakterizohet me
pamundësi të largimit nga pirja e alkoolit dhe me afinitet për pirje.
Gjendja fillon me pirje të pandërprerë prej disa ditë dhe vazhdon deri
në 2-3 javë. Të dyja këto raste paraqiten me përcjellje të ndryshimeve
dhe atë me gjendje kriminogjene, që është e pazakontë nga vështrimi i
mjekësisë ligjore.
4. Krizat konvulzive alkoolike paraqiten
kryesisht gjatë fazës alkoolike të toksimanisë dhe në gjendjet akute të
intoksikimit. Alkooli po ashtu mund të provokojë dhe vështirësojë sulmet
epileptike tek personat që vuajnë nga kjo sëmundje. Krizat konvulzive
tek personat me alkool shfaqen si rezultat i mungesës së vitaminës B e
posaçërisht piridoksinës. Po ashtu, produktet e dëmshme të prodhuara nga
metabolizmi i alkoolit, çojnë deri te dëmtimi i sistemit nervor qendror
dhe ndihmojnë manifestimet epileptike. Mendohet që këto dëmtime janë
reverzibile dhe se për këtë arsye sulmet ndalojnë në abstinencë. Për
këtë arsye, këshillohet që në hapat e parë të përdorimit të alkoolit
tejmase, të ndërpritet apo t’i nënshtrohet tretmanit shërues.