Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hoxhaj: Së shpejti njohje edhe nga vende të OKI-it

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hoxhaj: Së shpejti njohje edhe nga vende të OKI-it  Empty
MesazhTitulli: Hoxhaj: Së shpejti njohje edhe nga vende të OKI-it    Hoxhaj: Së shpejti njohje edhe nga vende të OKI-it  I_icon_minitimeThu Aug 18, 2011 3:01 pm

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë premtime nga disa vende anëtare të Organizatës për Kooperim Islamik, se do ta njohin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës. Ai i tha Radio Kosovës se disa vende tashmë janë në proces të vendimmarrjes.
“Ka disa vende islamike, që në javët dhe muajt e ardhshëm do të marrin vendime për njohjen e Republikës së Kosovës. Disa prej tyre janë në proces të vendimmarrjes tashmë”, tha ai.

Në takimin e radhës së konferencës të Organizatës për Kooperim Islamik - dikur e njohur si Organizata e Konferencës Islamike - që është mbajtur në Stamboll, ministri Hoxhaj ka zhvilluar disa takime bilaterale me ministra të vendeve anëtare të organizatës dhe në fokus ka pasur nevojën për shtimin e njohjeve.

Për këtë proces, ministri Hoxhaj tha se është i koordinuar shumë mirë edhe me zëvendëskryeministrin Behgjet Pacolli, i cili po vazhdon lobimin në vende të Afrikës. Hoxhaj veçoi kontributin e Pacollit për njohjet e kësaj jave.

”Pa dyshim ka bërë një punë shumë të madhe në Afrikë dhe rezultat i punës së tij janë edhe tri njohjet nga vendet e Afrikës. Unë jam shumë i sigurt se në javët e ardhshme do të kemi njohje edhe nga pjesë tjera të botës, por pa dyshim ajo që ka ndodhur gjatë javës së fundit, fal përkushtimit të Pacollit është një mrekulli”, tha Hoxhaj.

Gjatë qëndrimit në Stamboll ministri Hoxhaj ka pasur një takim të veçantë edhe me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, të cilin e ka njohur me zhvillimet në Kosovë, sidomos në veri. Por e veçanta e takimit ka qenë kërkesa që Turqia ta ndihmojë në përmbylljen e procesit të njohjeve të Kosovës, tha ministri Hoxhaj.

22 vende anëtare, prej 57 sa ka Organizata për Kooperim Islamik, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri Hoxhaj do të vazhdojë takimet bilaterale me ministra të jashtëm të shteteve edhe gjatë ditës së sotme në Stamboll. /Telegrafi/


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hoxhaj: Së shpejti njohje edhe nga vende të OKI-it
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Priten njohje të reja nga disa vende islamike
» Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen
» Përkrahësit e listës për Shqipërinë Natyrale , së shpejti do ta themelojnë këtë organizatë edhe në Mal të Zi
» A ka vende per mua..?
» Tadic: Edhe Evropa, edhe Kosova

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: