Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Kandidatura e Serbisë në BE varet nga Kosova

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Kandidatura e Serbisë në BE varet nga Kosova  Empty
MesazhTitulli: Kandidatura e Serbisë në BE varet nga Kosova    Kandidatura e Serbisë në BE varet nga Kosova  I_icon_minitimeThu Aug 18, 2011 3:15 pm

Vulat doganore, zhbllokimi i anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe pjesëmarrja e zyrtarëve kosovarë në takimet rajonale, janë çështje që Serbia duhet t’i zgjidhë deri më 10 shtator nëse do të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ky është afati i fundit për Beogradin - nëse dëshiron kandidaturën në dhjetor - që t’i adresojë disa çështje në lidhje me Kosovën, thotë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.

“Qeveria e Serbisë ka rastin që t’i thotë Bashkimit Evropian se ka ndaluar me bllokimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Në anën tjetër, t’i thotë se në dialog me Prishtinën ka zgjidhur çështjen e vulave, meqë ajo është një pengesë e madhe në përparimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe ekonomive në rajon, por edhe një gjenerator i krimit të organizuar dhe korrupsionit, që, me mospranimin e vulave, i mundëson dhe i përkrah edhe vetë shteti i Serbisë. Këto janë dy sfidat më të mëdha, për të cilat personalisht besoj se Serbia do të japë përgjigje pozitive”, thotë Kacin për Radion Evropa e Lirë.

Këto dy çështje janë pjesë e Planit të Veprimit të Qeverisë së Serbisë, thotë kryetari i Komisionit Parlamentar serb për Integrime Evropiane, Llasllo Varga. “Mendoj se të gjitha vendimet për çështje politike janë të vështira, porse nuk kërkojnë shumë kohë. Nëse ka vullnet politik, këto çështje mund të zgjidhen brenda një muaji”, thotë ai.

Ndërkohë, disa zyrtarë të Qeverisë serbe janë duke e bërë gjithnjë e më të zëshëm mesazhin se Serbia, ndonëse dëshiron Bashkimin Evropian, nuk do të kalojë vijën e kuqe të, siç thuhet, çështjes territoriale. “Askush nuk duhet ta vërë Serbinë në situatën për të zgjedhur Kosovën, ose Evropën”, thonë ata.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Dacic nuk është i vetmi që e ka përmendur mundësinë që Beogradi së shpejti mund të ndodhet para kësaj dileme.

Në pyetjen nëse një gjë e tillë është e vërtetë, Jelko Kacin thotë se Serbia nuk mund të vendosë për Kosovën. “Serbia do të duhej të vendosë për veten e jo për Kosovën”, thotë Kacin.

Javën e ardhshme, kancelarja gjermane do të vizitojë Beogradin. Pritjet janë që Angela Merkel t’iu kërkojë autoriteteve serbe të heqin dorë nga veriu i Kosovës, si kusht për përparim në rrugën evropiane. /Rel/Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Kandidatura e Serbisë në BE varet nga Kosova
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kandidatura evropiane e Serbisë varet nga Kosova
» Nga Kosova varet anëtarësimi i Serbisë në BE
» Kosova është kusht për integrimin e Serbisë në BE
» Kosova e pavarur, s’është pjesë as e Serbisë, as e Shqipërisë
» Kosova është shtet fqinj, e jo pjesë e Serbisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: