Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pacolli dhe Hoxhaj në luftë mediale për merita

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pacolli dhe Hoxhaj në luftë mediale për merita  Empty
MesazhTitulli: Pacolli dhe Hoxhaj në luftë mediale për merita    Pacolli dhe Hoxhaj në luftë mediale për merita  I_icon_minitimeSun Aug 21, 2011 11:02 am

Derisa zyrtarët e së njëjtës qeveri po bëjnë luftë mediale për përvetësim meritash sa i takon aktivitetit lobues, meritë të madhe për njohjet e fundit kanë Britania e Madhe dhe Franca.

Njohja e fundit e Kosovës nga Santa Lucia, ka nxjerrë në sipërfaqe “luftën” që po zhvillohet ndërmjet zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli dhe ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, për të marrë meritat për njohjet e arritura.

Burime të gazetës “Zëri”, të afërta me Qeverinë e Kosovës, bëjnë të ditur se pretendimi i Hoxhajt që ta “kontrabandojë” njohjen e fundit nga shteti i Santa Lucias, ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha te i dyti i qeverisë, Behgjet Pacolli dhe te vetë partneri i koalicionit - AKR-ja.

“Veprimet e papërgjegjshme të disa ministrave që vijnë nga PDK-ja, po japin sinjale se koalicioni po shkon drejt çarjes”, ka thënë ky burim.

E tërë kjo situatë kishte ardhur pas lajmit për njohjen nga Santa Lucia që u prezantua në premten nga zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). “Kampi i Pacollit” e ka arsyetuar meritën për këtë njohje me paralajmërimin e Pacollit se Kosova së shpejti do të njihet nga katërmbëdhjetë shtete afrikane, anëtare të CARICOM-it, të cilat - siç u pat thënë - ndonëse janë pajtuar që ta njohin Kosovën, këtë do ta bëjnë veç e veç. Pak më bindës ka qenë “kampi i Hoxhajt”. Sipas këshilltarit të Hoxhajt për media, Artan Behrami, njohja nga Santa Lucia është rezultat i takimit të ministrit Enver Hoxhaj me homologun e tij nga ky vend, Rufus Bousqet, kohë më parë në New York.

Analisti Ardian Arifaj thotë se fakti që ministri i Jashtëm nuk ka arritur prej se është bërë ministër të sjellë një njohje të vetme, ndërsa Pacolli po i sjell edhe nga dy brenda ditës, krijon një ndjenjë të pakëndshme për MPJ-në.

Burime brenda qeverisë së Kosovës kanë thënë për “Zëri” se njohja nga Santa Lucia është pikërisht meritë e Pacollit dhe se paraqitja para opinionit me prezantimin për njohje të re ka qenë manipulim i MPJ-së.

Sidoqoftë, përderisa zyrtarët e së njëjtës qeveri po bëjnë luftë mediale për përvetësim meritash sa i takon aktivitetit lotues, burime të “Koha Ditore” kanë thënë se meritë të madhe për njohjet e fundit kanë Britania e Madhe dhe Franca.

Vendet e Caricomit deri para dy-tre dekadash kanë qenë koloni të Britanisë së Madhe. Santa Lucia ka shpallur pavarësinë nga Britania në vitin 1979 dhe është vend ku gjuhë zyrtare është anglishtja. Po kështu, që të tria shtetet afrikane që kanë njohur këtë javën Kosovën kanë qenë koloni të Francës dhe e kanë fituar pavarësinë nga Franca. Guniea Conraky njihet madje edhe si Guinea franceze dhe ka fituar pavarësinë në vitin 1958, kurse Benini dhe Nigeri në vitin 1960.

Asnjëra palë, as kabineti i zëvendëskryeministrit ehe ai i kryediplomatit nuk kanë përmendur kontributin e këtyre dy vendeve. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pacolli dhe Hoxhaj në luftë mediale për merita
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ristic i ftoi serbët në luftë të re
» Kina, lufte kunder Skype e MSN
»  Deklarata e Tadicit, ftesë për luftë
» Miliarderi nigerian hyn në luftë për Arsenalin
» Bogdanovic: Shkëmbimi i territoreve i pamundur pa luftë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: