Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pa sovranitet në veri Kosova dobësohet në bisedime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pa sovranitet në veri Kosova dobësohet në bisedime  Empty
MesazhTitulli: Pa sovranitet në veri Kosova dobësohet në bisedime    Pa sovranitet në veri Kosova dobësohet në bisedime  I_icon_minitimeSun Aug 21, 2011 11:03 am


Gjendja e re e krijuar në veri të Kosovës dhe procesi i bisedimeve Prishtinë – Beograd, në shumë analiza janë parë si procese që do të mund të fuzionohen në të ardhmen. Por, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, thotë se para bisedimeve, interes i Kosovës do të ishte shtrirja e autoritetit në veri. Ndërkaq, analisti Ylli Hoxha thotë se nga një status i ngrirë, veriu mund të rrëshqasë kah një status autonom territorial, nëse nuk ka shtrirje të sovranitetit të Kosovës atje.

Sidoqoftë, ish-ministri Hyseni mendon se qeveria dhe institucionet duhet të mbeten këmbëngulëse në shtrirjen e sovranitetit në veri dhe të mos pranojnë imponim temash në bisedime, për të cilat Kosova nuk ka interes. Ai beson se ende duhet të priten efektet e ndërhyrjes së 25 korrikut në veri, nëse ato do të sjellin apo jo rezultate, para se të vlerësohet se Kosova ka një pozicion më të mirë në bisedime, karshi Beogradit.

“Asnjë temë nuk mund t’i imponohet Kosovës nëse nuk është interes i saj. Para se të nxitohemi e të themi se tash Kosova është në pozicion më të mirë sesa që ishte përpara disa përpjekjeve për të shtrirë sovranitetin në veri - e them përpjekjeve sepse ato ende nuk kanë dhënë rezultate përfundimtare - Qeveria e Kosovës duhet të vazhdojë me veprime konkrete për ta vendosur kontrollin në gjithë territorin”, thotë Hyseni për Radion Evropa e Lirë.

Analisti Hoxha pret që Brukseli dhe Uashingtoni të rrisin presionin mbi palët që veriu të përfshihet në tavolinën e bisedimeve. Vetë intervenimi i Qeverisë së Kosovës në veri, sipas Hoxhës, si rezultat do të sjellë hapjen e temës së veriut në bisedime, pavarësisht nëse kjo temë do të përfshihet në një afat më të shkurtër apo më të gjatë kohor. Por, përderisa nuk ka shtrirë sovranitetin e vet në veri, Kosova nuk ka pozicion të mirë në këto bisedime, thotë Hoxha.

“Natyrisht që është pozicion bukur i dobët sa i përket veriut. Prishtina do të duhej të synonte të vendoste kontroll minimal, së paku mbi pikat kufitare dhe institucionet themelore, siç është gjyqësori, por, për fat të keq, Prishtina për këto 3-4 vjet pavarësi nuk ka arritur që të imponojë një konturë elementare shtetërore në veri të Kosovës. Kjo do të krijojë disavantazh në procesin e ardhshëm negociator”, vlerëson Hoxha.

Zhvillimet në veri kanë rifreskuar idetë dhe opsionet e ndryshme edhe për aranzhimet për këtë pjesë të Kosovës jashtë Pakos së Ahtisaarit. Ish-diplomati kosovar, Skënder Hyseni, thotë se ide të ngjashme ka pasur edhe gjatë procesit negociues të Vjenës. Por, ai thotë se, siç janë refuzuar atëherë, opsionet për autonomi e rirregullim territorial në veri duhet të refuzohen sërish nga ana e Prishtinës zyrtare.

“Çdo devijim nga Pakoja e Ahtisaarit dhe të gjitha ato variante që propozohen sot, janë hedhur, janë refuzuar me këmbëngulje nga delegacionet e Kosovës në Vjenë, sepse janë parë si të dëmshme, si zgjidhje që do ta minonin përfundimisht çfarëdo funksionaliteti të Kosovës si shtet. Pakoja e Ahtisaarit ofron një varg zgjidhjesh të mjaftueshme, por edhe tepër përmbajtjesore për të gjitha çështjet dhe shqetësimet që mund t’i ketë komuniteti serb kudo në Kosovë”, thekson Hyseni.

Në anën tjetër, analisti Ylli Hoxha mendon se nga konflikti i ngrirë, veriu do të mund të rrëshqasë drejt autonomisë apo rirregullimit territorial, nëse autoritetet shtetërore nuk ia dalin që të shtrijnë pushtetin atje, sikurse në pjesët tjera të vendit. “Formulimi i bashkësisë ndërkombëtare, ndonëse tingëllon bukur se nuk do të ketë ndërrim të kufijve, ndonëse tingëllon bukur se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, në fakt është edhe i rrezikshëm, sepse mosndërrimi i kufijve nuk përjashton edhe rirregullimin e brendshëm të Kosovës. Rreziku i këtij procesi mund të jetë shtyrja e një zgjidhjeje - e ndryshme nga Pakoja e Ahtisaarit - për veriun apo një grumbull të drejtash që në fakt do të paraqisnin një autonomi substanciale për veriun”, thotë Hoxha.

Por duke iu përgjigjur shqetësimeve të shumta në media dhe në opinionin publik lidhur me aranzhimet e reja eventuale për veriun, kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar, këtë javë, se nuk do të pranohet asnjë status special për atë pjesë dhe se atje do të ketë vetëm zbatim të Pakos së Ahtisaarit dhe vendosje të sundimit të rendit dhe ligjit. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pa sovranitet në veri Kosova dobësohet në bisedime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova nuk ka lëshuar pe në bisedime
» Samiti Rusi-BE, bisedime për Kosovën
» Bisedime me ndërmjetësit
» Rossi në bisedime me Barcën
» Cooper, ndërmjetësi kryesor në bisedime?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: