Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nuk ka koordinim për veriun

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Nuk ka koordinim për veriun  Empty
MesazhTitulli: Nuk ka koordinim për veriun    Nuk ka koordinim për veriun  I_icon_minitimeSun Aug 21, 2011 11:04 am

Në veri vazhdon status quo edhe pas 25 korrikut, ndërsa ekziston rreziku i tensioneve të reja, thotë analisti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Naim Rashiti. Sipas tij, në veri në çdo nivel është në rritje nacionalizmi, ndërkaq Prishtina e faktori ndërkombëtar nuk janë të vetëdijshëm se me çfarë situate po ballafaqohen.

“Veprimet e Prishtinës për të shtrirë kontrollin mbi territorin e vet deri në kufi janë legjitime, por në esencë kanë shkaktuar tension dhe e kanë bërë çështjen më të nxehtë gjë që kërkon një përgjegjësi të veçantë”, thotë Rashiti në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

Sipas tij, gjendja në veri është shumë e tensionuar, ndërsa ka edhe një lloj konfuzioni dhe paniku. Përgjegjësia për këtë bie mbi institucionet e Prishtinës dhe të Beogradit, për të qetësuar situatën.
“Serbët janë të përgatitur se Prishtina do të vazhdojë me intervenime të tilla për të shtrirë funksionimin e institucioneve të saj në veri dhe natyrisht se ka një pjesë të serbëve që janë të përgatitur edhe për të rezistuar në mënyrë paqësore e edhe me armë”.

“Janë shumë të frustruar vetëm nga emri ROS. Atyre duhet t’iu shpjegohet se ato njësi nuk do të veprojnë kundër popullatës”

Sipas tij, nuk ka koordinim mes Prishtinës dhe faktorit ndërkombëtar, por më shumë interpretime se çka do Prishtina dhe çka do faktori ndërkombëtar.
“Frika jonë është se edhe Prishtina e edhe faktori ndërkombëtar nuk janë të njoftuar mjaftueshëm me situatën me të cilën po ballafaqohen dhe do të ballafaqohen”, ka thënë Rashiti, për të përsëritur se reagimet e serbëve mund të jenë edhe të armatosura.

“Institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të sillen në atë formë që të mos vijë deri te një konflikt mes popullatës dhe institucioneve të rendit dhe ligjit, sepse do të rriteshin edhe më tutje tensionet.

Marrëveshjen e arritur me KFOR-in është e përkohshme, ndaj sipas tij duhet një marrëveshje politike për të shtyrë procesin përpara. Zgjidhja e statusit të komunitetit, apo të komunave, gjendet në planin Ahtisaari. Por, Rashiti thotë se nuk ka shenja se ky plan do të zbatohet.

“Tash për tash nuk ka shenja fare se plani i Ahtisaarit mund të zbatohet... Duhet t’i jepet kohë komunitetit që të përshtatet, që të jetojë në një situatë ku është e pranueshme edhe Prishtina dhe nuk paraqet ndonjë kërcënim. Duhet të kuptojnë serbët që Prishtina nuk paraqet ndonjë kërcënim”.

Tani ka një politikë shumë të hapur e publike të Beogradit për të realizuar ndarjen e veriut. Prishtina ka vetëm një plan: zbatimin e pakos së Ahtisarit për veriun. Faktori ndërkombëtar është absolutisht kundër ndarjes.

“Por, faktori ndërkombëtar nuk është i fokusuar në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Zgjidhja e plotë e çështjes së integrimit të komunitetit serb në sistemin kosovar, në juridiksionin kosovar, mbetet për një fazë tjetër”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Nuk ka koordinim për veriun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Koordinim për riintegrimin e personave të riatdhesuar
» Fjalët e mëdha për veriun
» Edhe një strategji për veriun
» Sulm i ri me gurë në veriun e Mitrovicës
» Strategjia për veriun, vetëm në letër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: