Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dushi i ftohtë nga Berlini

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dushi i ftohtë nga Berlini  Empty
MesazhTitulli: Dushi i ftohtë nga Berlini    Dushi i ftohtë nga Berlini  I_icon_minitimeFri Aug 26, 2011 6:22 am

Mesazhet e kancelares gjermane Angela Merkel ishin të papritura në Beograd, sidomos ndërlidhja e kushteve për Kosovën me kandidaturën e Serbisë në BE dhe vërtetimi se rruga evropiane e Serbisë është e lidhur me Kosovën.

Burimet qeveritare të Serbisë thonë se takimi i presidentit serb Boris Tadic me kancelaren Merkel ishte i tensionuar dhe goxha i pakëndshëm, gjë që është shprehur edhe në sjelljen jo miqësore të tyre gjatë konferencës së përbashkët për media.

Burimet e ditores “Danas” thonë se zyrtarëve serbë Merkel u ka lënë përshtypje të keqe, sepse të gjitha porositë e hidhura që ia ka drejtuaa Tadicit në katër sy, i ka thënë edhe para publikut.

Në pyetjen nëse Beogradi do të marrë parasysh kërkesat e saj – rezultatet konkrete në bisedimet me Prishtinën, veprimi i papenguar i EULEX-it në tërë Kosovën dhe mënjanimi i strukturave paralele serbe në Kosovë – bashkëbiseduesit e “Danas” thonë se është e pamundur të jepet në këto çaste përgjigja. Ata thonë se kërkesa e fundit - për strukturat paralele - është më e vështira.

“Problem është insistimi i Merkel që Serbia të heq dorë nga institucionet e saj në Kosovë, që mund të interpretohet edhe si kërkesë për mohim të elementeve të shtetësisë”.

Tadic nuk ka dhënë përgjigje eksplicite në këtë kërkesë. Mirëpo, mund të priten konsultime intensive në Presidencë, Qeverinë serbe e edhe me partnerët ndërkombëtarë, sidomos me BE.

Bashkëbiseduesit e “Danas” thonë se marrja e statusit të kandidatit për BE deri në fund të këtij viti është synim i realizueshëm, por përcaktimi i datës së bisedimeve për këtë është shumë pak i kapshëm, sidomos kur tash Serbinë e presin “vendime të rënda”.

IAmbasadori serb në Gjermani, Ognjen Pribicevic, thotë se para Serbisë është një periudhë e keqe, sepse porosi të tilla do të vijnë edhe nga Brukseli, Londra e Washingtoni.

“Duhet aftësi e madhe diplomatike e mend që të gjejmë zgjidhje në këto çështje, sidomos kur veriu i Kosovës është në pyetje”. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dushi i ftohtë nga Berlini
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dushi kundër tensionit të ulët
» Trishe: Parisi dhe Berlini janë përgjegjëse për krizën në eurozonën
» Noti në ujë të ftohtë
» Zbulohet ylli më ‘i ftohtë’
» Pritet “dush i ftohtë” nga Raporti i Progresit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: