Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hoxhaj: Historinë nuk e shkruajnë politikanët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hoxhaj: Historinë nuk e shkruajnë politikanët  Empty
MesazhTitulli: Hoxhaj: Historinë nuk e shkruajnë politikanët    Hoxhaj: Historinë nuk e shkruajnë politikanët  I_icon_minitimeSat Aug 27, 2011 6:27 am

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoglu, pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, është pritur të premten edhe nga homologu i tij, Enver Hoxhaj. Davutoglu, ka shprehur përkrahje të fuqishme të shtetit të tij për Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në aspektin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Sipas tij, Turqia i kushton një rëndësi shumë të madhe integritetit dhe sovranitetit të Kosovës. “Ne nuk dëshirojmë që në Kosovë të ketë struktura paralele dhe dëshirojmë që Kosova të ushtroj sovranitetin në të gjithë territorin e saj. Kjo është e drejtë e natyrshme e Kosovës dhe në këtë kontekst i kemi vlerësuar zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka thënë Davutoglu.

Kryediplomati turk, ka shprehur në Prishtinë edhe këndvështrimin e tij për debatin rreth historisë. Ai thjesht ka thënë se Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha, raporton Koha.

Davutogllu ka pohuar se asnjë popull nuk mund të ndryshojë historinë, por interpretimet për atë histori. Ai ka pohuar se historia duhet shkruar nga historianë që jetojnë në vitin 2011 dhe jo ata që jetojnë në vitet 1070. Davutogllu ka thënë se kjo vlen për të gjithë dhe se Turqia e Greqia kanë një komitet të përbashkët që po punon në çështje të ngjashme.

Ministri Hoxhaj ka theksuar raportet e veçanta në mes të popujve dhe dy shteteve, duke thënë se Republika e Kosovës paraqet shembullin më të mirë të integrimit të komunitetit turk në rajon dhe faktin se në Turqi ka shumë qytetarë me prejardhje nga Kosova.

Sa i përket çështjes së historisë, ministri Hoxhaj ka thënë se janë historianët dhe akademikët në institucionet arsimore, dhe jo politikanët, ata që duhet ta shkruajnë historinë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hoxhaj: Historinë nuk e shkruajnë politikanët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova (s)mund ta rishikojë historinë
» LDK: Qeveria e PDK-së tenton ta falsifikojë historinë
» Versioni turk për historinë shqiptare
» Sa të pasur janë realisht politikanët kosovarë?
» Dacic: Politikanët serbë po tregojnë përralla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: