Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Draskovic: “Vijat e kuqe” po lidhen në fytin e Serbisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Draskovic: “Vijat e kuqe” po lidhen në fytin e Serbisë  Empty
MesazhTitulli: Draskovic: “Vijat e kuqe” po lidhen në fytin e Serbisë    Draskovic: “Vijat e kuqe” po lidhen në fytin e Serbisë  I_icon_minitimeMon Aug 29, 2011 8:04 am

Në vitin 2010 ka kërkuar që nga Kushtetuta e Serbisë të hiqet referenca se Kosova është pjesë e Serbisë. Ndërsa sot, në një shkrim autorial të botuar në ditoren “Blic”, ultranacionalisti i dikurshëm, Vuk Draskovic, thotë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe se politika serbe duhet të fokusohet në implementimin e Planit të Ahtisaarit në Kosovë. Në vazhdim mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij.

Ruhet ajo që ke, e të gjithë ne e dimë se Serbia nuk ka kurrfarë pushteti – e lëre më sovranitet – në “krahinën jugore”. Ndërsa në kufijtë e jashtëm të Kosovës me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë nuk ka rojet kufitare e doganierë serbë e as ndonjë simbol të vendit tonë. Të gjithë ne shohim se mbreti është cullak, por "vija e kuqe" kërkon që ne të ruajmë rrobat jo-ekzistuese e ta braktisim BE-në, ku ka (rroba), në qoftë se prej nesh kërkohet që të heqim dorë nga rrobat mbretërore të Kosovës, e të cilat nuk janë.

E dyta "linjë të kuqe" është pagesa e sovranitetit jo-ekzistues mbi "krahinën jugore". Për 11 vjet, anëtarët e Kuvendit, presidentët dhe zyrtarë të pothuajse të gjitha komunave në jug të lumit Ibër, stacionet e policisë, zyrat e regjistrimit, kadastrat komunale, fakultetet, muzetë, teatrot e Kosovës... u transferuan në Serbi. Në ndërtesat ku ato janë transferuar janë tabelat me mbishkrimet se këtu punojnë dhe këtu fitojnë “autoritetet e Komunës” nga Peja, Prishtina, Podujeva, Vushtrria, Hoça e Madhe...

Janë shpërngulur madje edhe minierat. Çdo vit pagesa e sovranitetit të tillë i kushton Serbisë me disa qindra milionë euro. Kjo na kushton edhe më shumë, sepse në jug të Ibrit nuk ka asnjë komunë me shumicë serbe pa dy qeveri lokale. Njëra e përzgjedhur në zgjedhjet e Kosovës dhe tjera në zgjedhjet e caktuara nga parlamenti serb.
Për shembull, komuna e dikurshme e Prishtinës dhe afër një mijë punonjës të saj u transferuan në Graçanicë. Dhe krejt këtë e paguan shteti i Serbisë. Ndërsa, deri vonë ka paguar edhe borxhin e jashtëm të Kosovës, me arsyetimin se borxhet e "provincës sonë" duhet të jetë tonat.

E treta "vijë e kuqe " thekson se Serbia, në asnjë rrethanë nuk do të bie dakord që në vulat doganore të Kosovës të shkruhet se ato janë vulat doganore të Kosovës. Cili është ndikimi? Për Serbinë, tregu i humbur i Kosovës dhe një humbje vjetore prej 400 milionë eurosh.

Ne pranojmë doganat në Merdare dhe Jarinje, por ne nuk do të pranojmë se këto janë vendkalime kufitare ndërmjet shteteve të Serbisë dhe të fqinjit të saj emri i të cilit është Kosovë. Kjo për ne është "krahina jonë jugore". Vetëm kjo dhe asgjë tjetër. Por, si atëherë ka ndalesa kufiri në mes të Serbisë dhe “krahinës së saj jugore”? Pse nuk ka të tilla mes Serbisë dhe Vojvodinës, krahinës së saj veriore?

Nuk ka përgjigje për këto pyetje, dhe as nuk do të ketë përderisa ne jemi pengje të "vijave të kuqe" të ruajtjes së sovranitetit që nuk është dhe përderisa populli jonë ushqehet me “patriotizmin” që nuk e di atë që di e nuk e sheh atë që sheh.

E katërta “vijë e kuqe” e mbron sovranitetin e Serbisë mbi librat kadastral të Kosovës, e pesta mbi certifikatat e lindjes, e gjashta me dokumente të udhëtimit. Në të gjitha këto nuk ka sovranitet kombëtar. Sovranitetit i shtetit është vetëm te pushtetit ushtarak, policor, te autoritetet legjislative dhe gjyqësore dhe administrimi i një territori të caktuar. Në gjithë ato që Serbia nuk i ka në Kosovë pas luftës së humbur me NATO-n dhe që nuk mund të kthehen as me luftës e as me diplomaci. "Vijat e kuqe" të autizmit kombëtar mohojnë realitetin, e shtetit të Serbisë i sjellin dëme dhe e kërcënojnë me kthimin e politikës tragjike të konflikteve me shtetet fqinje dhe shtetet e forta të Evropës dhe botës. A ka rrugë të arsyeshme?

Ka, dhe do ta quaj rruga e “linjave të gjelbra” që janë luftë për të mundshmen dhe garantojnë fitoren. Qindra e qindra miliona euro që i shpenzojmë në “vijat e kuqe” të dështimit t’i drejtojmë te serbët dhe manastiret në Kosovë. Në të gjitha komunat e Kosovës me shumicë serbe, që prej Shtërpcës në veri - sipas planit të Ahtisaarit që Prishtina e ka pranuar - pushteti lokal mund të jetë vetëm serb, policia serbe, gjykatat e shkallës së parë serbe, ndërsa është e padiskutueshme lidhja e tyre ekonomike dhe kulturore me Serbinë.

Me vetëm pak përpjekje diplomatike nga BE mund të fitojmë garanci të forta dhe lidhje statusore të secilit serb të Kosovës me shtetin e Serbisë, që të jenë qytetarë të saj dhe të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin dhe presidentin e Serbisë. Ne mundemi që serbëve t’ua vendosim edhe 40 zona të mbrojtura rreth manastireve dhe kishave tona, ndërsa gjuha dhe shkrimi serb është i barabartë me gjuhën dhe shkronjat shqipe.

Pse fshihet kjo dhe shumëçka tjetër? Vetëm pse për “vijat e kuqe” i kemi hedhur “linjat e gjelbra” të Marti Ahtisaarit, në mënyrën e njëjtë me të cilën më 1995, gjatë “Stuhisë”, e kemi refuzuar planin “Z-4” për serbët në Kroaci? Nga Brukseli dhe Washingtoni po vijnë oferta të fitojmë edhe më shumë nga Plani i Ahtisaarit. Që të fitojmë mbrojtjen dhe lidhjen me Serbi të asaj që ne e quajmë Jerusalemi i Kosovës: të popullit serb dhe trashëgiminë fetare dhe historike.

Krejt çka po na ofron Evropa është në interesin tonë, ndërsa Serbia po vendos në dëm të vet. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Draskovic: “Vijat e kuqe” po lidhen në fytin e Serbisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Draskovic: Kosova, fqinji më i afërt
» AKR-ja synon postet që lidhen me ekonominë
» Kandidatura e Serbisë në BE varet nga Kosova
» Gjysmëhëna e kuqe iraniane dërgon dy anije në Gaza
» Nga Kosova varet anëtarësimi i Serbisë në BE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: