Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 EULEX tërhiqet nga Zupçi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

EULEX tërhiqet nga Zupçi  Empty
MesazhTitulli: EULEX tërhiqet nga Zupçi    EULEX tërhiqet nga Zupçi  I_icon_minitimeWed Aug 31, 2011 9:02 am

E plotësuar - Forcat e KFOR-it dhe EULEX-it para orës 8 janë larguar nga Kolashini i Ibrit, ku herët në mëngjes kanë bastisur disa shtëpi në kërkim të armëve dhe kryesve të vrasjes së policit të njësiteve ROSU të Policisë së Kosovës.

Siç raporton agjencia “Beta”, në fshatin Zupç janë bastisur tri shtëpi, por nuk ka pasur as arrestim e as konfiskim armësh.
“Tanjug” raporton se KFOR-i ka nisur të lejojë qarkullimin e automjeteve në rajonin e Zubin-Potokut, pas bllokimit disa orësh të rrugës drejtë Ribariqit nga policia e EULEX-it.

“Blic” shkruan se EULEX kërkon gjashtë serbë të dyshuar për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi, më 26 korrik të këtij viti.
Ndërsa, në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, thuhet se “Operacionet kanë të bëjnë me hetimet kriminale ndaj vrasjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës më 26 korrik, afër Zubçit”.

“Hetimet ndaj vrasjes janë duke u kryer nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Autoritetet lokale janë informuar. Ky operacion po kryhet për të përforcuar rendin the ligjin, si dhe për të sjellë para drejtësisë personat që janë përgjegjës për këtë krim”.

Burimet të “Koha.net” bëjnë të ditur se serbët janë duke u organizuar për kthimin e barrikadave në pika të ndryshme. Në vetë qytetin e Mitrovicës është një situatë e qetë, ndërsa në urën kryesore mbi lumin Ibër vërehen forca të shtuara të sigurisë të përbëra kryesisht nga policë të Kosovës dhe karabinierë italianë si dhe njësi speciale të EULEX-it.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se serbët kanë bllokuar rrugët mes Mitrovicës dhe Zubin-Potokut.



E plotësuar - Në mëngjes, në veriun e Kosovës ka filluar aksioni që për qëllim ka vendosjen e rendit dhe ligjit dhe vazhdimin e hetimeve për vrasjen e policit kosovar, thotë zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton.

“Në orët e hershme të mëngjesit, policia e EULEX-it bashkë me policë të Kosovës kanë filluar një aksion në Zupç të Zubin Potokut, aksion ky i cili po vazhdon ende dhe është ndërmarrë si pjesë e hetimeve kriminale që po bëhen për vrasjen e policit Enver Zymberi“, ka deklaruar Hawton për “InfoGlobi”.

Sipas tij, aksioni është ndërmarrë me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit dhe për të vazhduar hetimet që po bëhen përkitazi me vrasjen e policit kosovar, i cili humbi jetën në detyrë më 26 korrik të këtij viti.

Për sigurinë e policisë po përkujdesen forcat e KFOR-it.

Jozyrtarisht mësohet se njerëzit kanë filluar të tubohen për të protestuar kundër këtij aksioni.

“Një numër i konsideruar i personave kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë -Zubin Potok, si dhe rrugët anësore që lidhin këto dy vende”, ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Dje është raportuar se ushtarët amerikanë të KFOR-it, gjatë orëve të mbrëmjes nuk kanë lejuar hyrjen në Kosovë të autobusit me përfaqësuesit e komunave paralele të Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës. Mirëpo, siç raporton “InfoGlobi”, ata ia dolën të futen në Kosovë nëpërmjet rrugëve anësore. Fjala është për rreth 50 veta, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur mbledhje në Beogra ku kanë refuzuar kërkesën e kancelares gjermane Angela Merkel për shuarjen e institucioneve paralele në veri të Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
EULEX tërhiqet nga Zupçi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi i kërkon Pacollit të tërhiqet
» Sejdiu nuk tërhiqet nga kandidatura
»  Nëse PDK s’e do Pacollin, AKR tërhiqet nga Qeveria
»  Pacolli tërhiqet, Ramajli president
»  Vllasi: Pacolli menjëherë të tërhiqet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: