Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Hetimet çojnë te Ristiqi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Hetimet çojnë te Ristiqi  Empty
MesazhTitulli: Hetimet çojnë te Ristiqi    Hetimet çojnë te Ristiqi  I_icon_minitimeSun Sep 04, 2011 7:12 am

Kryetari paralel i Zubin-Potokut, Slavisha Ristic, ka mundësi që të përballet me drejtësinë, me dyshimin se ka gisht në vrasjen e Enver Zymerit. Beogradi në heshtje mbështet aksionet e fundit në veri.

Hetuesit ndërkombëtarë tashmë kanë ardhur në përfundim se strukturat paralele serbe që financohen nga Qeveria e Serbisë janë të përfshira me strukturat e krimit të organizuar në veri të Kosovës. Një nga ta është kryetari i komunës paralele të Zubin- Potokut, Slavisha Ristic, i cili sipas burimeve ndërkombëtare të ditores “Zëri”, që merren me çështjen e sigurisë, po del se është i përfshirë në vrasjen e policit kosovar, Enver Zymeri.

“Janë disa shenja të hetimeve që çojnë te kryetari paralel i Zubin- Potokut”, thotë për “Zëri” një nga zyrtarët që është i përfshirë në hetimet e nisura të EULEX-it pas vrasjes së Zymerit më 26 korrik, derisa njësitet ROSU dhe FIT ishin rrugës drejt pikës kufitare, Porta 31.

Prita që u është bërë këtyre njësive të Policisë së Kosovës ka ndodhur pikërisht në fshatin Vragë, që është pjesë e komunës së Zubin-Potokut, e udhëhequr nga Ristic dhe siç duket edhe grupeve që atë ditë kanë qenë në pritje të njësisë speciale të Policisë kosovare.

“Shumica e atyre që ne po i kërkojmë janë në arrati, ndryshe nga Ristic, i cili hëpërhë është duke e vazhduar aktivitetin e tij në Zubin-Potok. Por, kjo shumë shpejt mund të ndryshojë pasi ka të dhëna që po detyrojnë hetuesit ta përfshijnë atë në dosjen e vrasjes së Enver Zymerit”, thotë i njëjti burim.

Zyrtarë ndërkombëtarë të misioneve që janë të përfshira në aksionet e fundit kanë dhënë sqarime me pak ndryshime për reagimin e Beogradit. Sidoqoftë, ata pajtohen se kësaj radhe Tadic, por edhe ish-Trashëgimtari I Milosevicit, Ivica Dacic, kanë dhënë shenja përkrahjeje për kapjen e atyre që kërkohen për vrasjen e Enver Zymerit, por edhe shkatërrimin e pikës kufitare, Porta 1.

“Ata kanë thënë se kur është në pyetje hetimi dhe kapja e atyre që kanë bërë krime, nuk e kanë problem këtë punë. Megjithatë, zyrtarëve serbë asnjëherë nuk iu dihet sigurt”, ka thënë burimi I “Zërit”.

Humbja e përkrahjes nga Beogradi për strukturat e veriut rezulton edhe me një reagim të vakët kundër aksioneve të fundit.. “Zëri” merr vesh se në kuadër të hetimeve ndërkombëtare del në shesh fakti se një pjesë e konsiderueshme e atyre që rrinin nëpër bllokadat serbe nuk kanë qenë me zemër e shpirt aty.
“Kriminelët në veri janë duke humbur shumë pasi edhe kontrabanda shënon rënie”, thotë diplomati ndërkombëtar, derisa merret vesh se një pjesë e konsiderueshme e atyre që kanë qëndruar me ditë të tëra në barrikada janë paguar me nga 300-350 euro. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Hetimet çojnë te Ristiqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kah çojnë përplasjet me misionin evropian?
» Të gjitha rrugët në Maqedoni çojnë kah Serbia
» EULEX-i inkurajon Beogradin për hetimet në Rashkë
» Barroso lyp bashkëpunim në hetimet për raportin e Martyt
» BE-ja, e kënaqur me hetimet e EULEX-it

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: