Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 NATO do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

NATO do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të FSK-së  Empty
MesazhTitulli: NATO do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të FSK-së    NATO do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të FSK-së  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 8:20 am

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili theksoi se NATO do të vazhdojë që të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe do ta përcjellë me kujdes të ardhmen e kësaj force.

Sekretari i NATO-s, Rasmussen u shpreh se NATO-ja ishte e shqetësuar me situatën e krijuar në veriun e Kosovës, por mirëpriti shtendosjen e saj në javët e fundit. Sipas tij, NATO i jep mbështetje të fuqishme komandantit të KFOR-it dhe vlerësoi se marrëveshja e mirëkuptimit e arritur me palët e ka qetësuar situatën.

Sipas tij, është me rëndësi gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme, ndërsa shprehu qëndrimin se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje.

Ndërkaq, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë është institucioni më i vlerësuar dhe më i respektuar, që kontribuon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Presidentja Jahjaga tha se aksioni i Policisë së Kosovës, në pikat kufitare 1 dhe 31 ishte sipas vendimit të Qeverisë për zbatimin e masave të reciprocitetit dhe ishte në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Ajo tha se kontrolli në gjithë kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të parandalimit të kalimit ilegal dhe kontrabandës, dëshmon përkushtimin e shtetit të Kosovës për të kontrolluar tërësinë territoriale dhe sovranitetin e saj.

Jahjaga tha se ndarja e Kosovës nuk është zgjidhje dhe theksoi se Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë duhet që ta formësojnë të ardhmen e tyre në BE, si dy shtete të pavarura.

Presidentja theksoi se me gjithë faktin që shtetin e Kosovës ende nuk e kanë njohur katër vende të NATO-s duhet të gjendet modaliteti që Kosova të marrë pjesë në Partneritetin për Paqe të NATO-s. Ajo po ashtu thekso se FSK do të duhej të merrte pjesë në nismat dhe misionet e NATO-s në rajon dhe botë.

Në takim, i cili ishte i mbyllur për media, thuhet se janë diskutuar edhe një varg çështjesh të tjera. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
NATO do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hungaria e gatshme të ndihmojë Kosovën për në BE
» NATO do të komandojë sulmet në Libi
» Ambiciet e Çekut, acarim me NATO-n
» Shqipëria mund të ndihmojë për njohje të reja
» Me FSK-në në NATO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: