Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Me FSK-në në NATO

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Me FSK-në në NATO  Empty
MesazhTitulli: Me FSK-në në NATO    Me FSK-në në NATO  I_icon_minitimeThu Jun 30, 2011 8:23 am

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në
takimin e radhës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve
anëtare të Kartës së Adriatikut. Në fjalimin e tij para të pranishmëve,
në mesin e të cilëve edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Anders
Fogh Rasmussen dhe ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të rajonit,
Hoxhaj ka falënderuar NATO-në për mbështetjen që i ka dhënë popullit të
Kosovës dhe garantimit të paqes në Ballkan.
“KFOR-i ka bërë
një punë të mrekullueshme në sigurimin e paqes në Kosovë. Reduktimi i
trupave të NATO-së në Kosovë tregon se gjendja e sigurisë është
përmirësuar. Megjithatë, gjendja në veriun e Kosovës edhe më tutje
mbetet e ndjeshme, prandaj reduktimi i trupave të NATO-së duhet të bëhet
gjithmonë në përputhje me gjendjen në veri të Kosovës”, ka thënë
Hoxhaj.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, në këtë forum ka kërkuar ndihmën e
Sekretarit të Përgjithshëm dhe të shteteve të rajonit për pjesëmarrjen e
Republikës së Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe. “Synimi
ynë mbetet anëtarësimi i plotë në NATO. Ne kemi krijuar Forcën e
Sigurisë së Kosovës, e cila pritet të zërë vendin e vet në strukturat
euroatlantike. Mirëpo, Republika e Kosovës është i vetmi vend që është i
përjashtuar nga Partneriteti për Paqe. Ne mendojmë se anëtarësimi i
Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm duhet të bëhet paralelisht me
implementimin e Pakos së Ahtisaarit dhe Kushtetutës së Republikës së
Kosovës”, ka thënë ministri Hoxhaj.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se
siguria në Kosovë ka shënuar rritje, andaj Aleanca Veriatlantike ka
vendosur të reduktojë trupat e KFOR-it. “Kosova ka bërë shumë përparime
në fushën e sigurisë dhe në reformimin e Policisë së Kosovës. Kosova ka
perspektivë euroatlantike bashkë me shtete e rajonit”, ka thënë
Rasmussen, duke shtuar se ky forum është mjet i mirë për të realizuar
një synim të tillë.
Nga ana e tij, ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane
i Republikës së Malit të Zi, Milan Roqen ka thënë se pjesëmarrja e
Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm tregon përkushtimin e shteteve
të rajonit për Kosovën. “Ne do të ndihmojnë Republikën e Kosovës për t’u
anëtarësuar në mekanizmat euroatlantik”, ka thënë Roqen.
Gjatë këtij takimi që është zhvilluar në Budvë të Malit të Zi,
ministri Hoxhaj ka zhvilluar takime edhe me ministrat e shteteve anëtare
të Kartës së Adriatikut, homologun nga Kroacia, Shqipëria dhe
Maqedonia. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Me FSK-në në NATO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në NATO “Maqedonia Veriore”, në OKB “FYROM”
» NATO do të komandojë sulmet në Libi
» Ambiciet e Çekut, acarim me NATO-n
» NATO do të ndihmojë ngritjen e kapaciteteve të FSK-së
» Ukraina heq dorë nga planet për anëtarësim në NATO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: