Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Në NATO “Maqedonia Veriore”, në OKB “FYROM”

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Në NATO “Maqedonia Veriore”, në OKB “FYROM” Empty
MesazhTitulli: Në NATO “Maqedonia Veriore”, në OKB “FYROM”   Në NATO “Maqedonia Veriore”, në OKB “FYROM” I_icon_minitimeThu May 27, 2010 7:51 pm

Në NATO “Maqedonia Veriore”, në OKB “FYROM” F.0527104331120_m
Anëtarësim në NATO me emrin “Maqedonia Veriore”, pa u ndërpre negociatat për zgjidhje përfundimtare në Kombet e Bashkuara është njëri nga propozimet të cilin e shqyrtojnë vendet perëndimore, për tejkalimin e çështjes së emrit si barrierë për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO.
Burime të gazetës “Lajm” thonë se ky variant është duke u shqyrtuar për të evituar eskalim të mundshëm të situatës në Maqedoni.

“Në kohën kur gjithnjë e më të vogla janë gjasat që Maqedonisë së shpejti t’i caktohet datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, sepse vështirë se do të gjendet kompromis për emrin para përfundimit të presidencës spanjolle me BE-në, vendet perëndimore, para së gjithash SHBA-të, kërkojnë modalitet për të futur Maqedoninë nën ombrellën e NATO-s”, njoftojnë për “Lajm”, burime diplomatike.

Bashkësia ndërkombëtare është e brengosur se situata në Maqedoni mund të dalë jashtë kontrollit, në rast se Maqedonia humb edhe një rast për të filluar negociatat me BE-në dhe në të njëjtën kohë mbetet jashtë mburojës së NATO-s.

Janë të mëdha gjasat që Greqia të pranojë një variant të këtillë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, sepse në NATO nuk theksohen elementet identitare, sikurse në OKB dhe në Bashkimin Evropian.

“Palës greke i konvenon edhe fakti se në rast se Maqedonia anëtarësohet në NATO me emrin ‘Maqedonia Veriore” atëherë është më se e qartë se ky emër do të mbetet edhe në Kombet e Bashkuara, pasi të caktohen modalitetet tjerë për çështjen e gjuhës dhe identitetit”, sqarojnë të njëjtat burime.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë të cilët anë përgatitur një propozim të këtillë, vlerësojnë se do të jenë të mëdha gjasat që ai të pranohet edhe në referendum, në rast se Gruevski insiston me çdo kusht që ai të realizohet.

“Nëse vjen një propozim i tillë, atëherë do të mundet të sparashtrohet pyetja ‘A jeni për anëtarësim në NATO me emrin Maqedonia Veriore’, që lakohet gjatë kohë nëpër media”, theksojnë burimet e “Lajm”-it.

Pala maqedonase preferon që në rast të anëtarësimit në NATO me emrin “Maqedonia Veriore” atëherë vendet të cilat e kanë njohur me emrin kushtetues, të vazhdojnë ta emërojnë ashtu edhe në kuadër të NATO-s.

Mirëpo prej tani është e sigurt se një propozim të atillë nuk do ta pranojë Greqia.
Burime qeveritare refuzojnë ta komentojnë këtë propozim, për dallim prej ekspertëve të cilët vlerësojnë se mundësia për anëtarësim të shpejtë të Maqedonisë në NATO është e madhe.
“Në bazë të informatave që i kam nga diplomatët në Shkup, jam i bindur se ekziston propozim që Maqedonia të anëtarësohet në NATO deri në fund të qershorit”, ka deklaruar politikologu Mersel Bilalli.

Dilemat nëse ky tentim i ri për anëtarësim të Maqedonisë në NATO do të jetë i suksesshëm, ose dot dështojë si disa tentime të mëparshme, do të pastrohet deri në vizitën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen në Shkup të paraparë në muajin qershor.

Në rast se propozimi pranohet edhe nga pala greke edhe nga ajo maqedonase, nuk përjashtohet mundësia që Rasmussen të arrijë në Shkup me ftesë zyrtare për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. /lajmpress/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Në NATO “Maqedonia Veriore”, në OKB “FYROM”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maqedonia nuk frikohet nga ndarja e Kosovës!
» Kosova dhe Maqedonia i ikin tatimit të dyfishtë
» Maqedonia e Shqipëria kryesojnë në rajon për liritë ekonomike
» Pravda ruse: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës
» Sërish digjet një veturë në Mitrovicën veriore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: