Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pravda ruse: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Pravda ruse: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës  Empty
MesazhTitulli: Pravda ruse: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës    Pravda ruse: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës  I_icon_minitimeTue Mar 01, 2011 8:33 am

Pravda ruse: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës  28-pravdarus4

Moskë, 28 shkurt - Gazeta ruse Pravda shkruan se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen Maqedonia të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa komuniteti maqedonas të jetë pakicë në këto dy vende.
Në një koment të saj, të titulluar “Në prag të shpërthimit sllavo-shqiptar”, gazeta shkruan se pika e ardhshme ndezëse në botë mund të jetë ish-republika jugosllave e Maqedonisë.
“Nuk përjashtohet që ky vend shumë shpejt të shndërrohet në një arenë për qërim të hesapeve midis sllavëve dhe shqiptarëve”, komenton në edicionin e sotëm gazeta ruse Pravda.
Historiani rus për Ballkanin, Vladimir Putjatin vlerëson se shtetësia e Maqedonisë varet nga një kërcënim serioz.
“Shumë maqedonas kanë përfituar pasaportën bullgare. Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen territori i Maqedonisë të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës, ndërsa maqedonasit të mbeten pakica kombëtare në të dyja vendet. Rol kryesor në mbijetesën e Maqedonisë së pavarur do të mund të luajë Serbia, por pozicioni kompleks politiko-ekonomik i këtij vendi nuk i lejon që të jetë faktor stabilizues në Ballkan”, vlerëson historiani Putjatin.
Në shkrimin e gazetës nënvizohet edhe incidenti në Kalanë e Shkupit midis maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Shqiptarëve nuk i pëlqen ajo që në qendër të qytetit të paraqitet një muze, ndërtesa e të cilit i ngjan një kishe ortodokse”, thuhet në tekst.
Gazeta ruse shkruan edhe për konfliktin e vitit 2001 dhe situatën më pas. “Në shkurt të vitit 2001, shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia të bashkuar në të ashtuquajturën UÇK filluan luftën e armatosur me armatën dhe ushtrinë maqedonase. Vetëm gjashtë muaj pas këtyre luftimeve të armatosura, nën presionin e NATO-s dhe BE-së, palët në konflikt u ulën në tryezën e negociatave, duke nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit. Kjo marrëveshje mundësoi që gjuha shqipe, ku shqiptarët janë mbi 20 për qind, të jetë zyrtare”, shkruan kjo gazetë ruse, transmeton portali zhurnal.
Më tej në artikull theksohet fakti që politikanët shqiptarë u përfshinë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa filloi emetimi i një kanali në gjuhën shqipe në televizionin shtetëror. Sipas gazetës në fjalë, kjo nënkupton se bëhet fjalë për federalizmin e Maqedonisë.
“Por, megjithatë kjo nuk i ndaloi nacionalistët shqiptarë, të cilët vazhduan me presionet ndaj pushteteve lokale dhe në vitin 2005 përfituan të drejtën e valëvitjes së flamurit në territoret e Maqedonisë, ku shumica e popullsisë është shqiptare. Disa nga politikanët nuk hezituan të theksojnë hapur se territoret shqiptare në Maqedoni patjetër duhet të bashkohen me Kosovën, ndërsa më vonë edhe me Shqipërinë”, përfundon gazeta Pravda.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pravda ruse: Maqedonia do të ndahet midis Bullgarisë dhe Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maqedonia nuk frikohet nga ndarja e Kosovës!
» Pritje për pajtim midis Kosovës dhe Serbisë
» Hollësi të marrëveshjeve midis Kosovës e Serbisë
» Niset anija kozmike ruse, Soyuz
» Fitou: Kosova nuk do të ndahet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: