Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Wikileaks: Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa Rugovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Wikileaks: Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa Rugovës  Empty
MesazhTitulli: Wikileaks: Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa Rugovës    Wikileaks: Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa Rugovës  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 8:35 am


Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin 2001 ka qenë i brengosur se Washingtoni nuk ishte as i interesuar fort e as edhe miqësor ndaj tij, thuhet në një kabllogram të vjeshtës së vitit 2001, dërguar State Departamentit nga Zyra amerikane në Prishtinë.

Kabllogrami konfidencial i bërë publik nga Wikileaks, i nënshkruar nga shefi i atëhershëm i Zyrës amerikane, ambasadori John Menzies, tregon një raport për Thaçin në prag të vizitës së tij në SHBA, ku ai thuhet se do të “kërkojë demonstrim të miratimit të tij, në masën më të madhe për të forcuar imazhin e tij në Kosovë, por edhe për shkak se e dëshiron njohjen”, shkruan Koha Ditore.

Asokohe, sipas vlerësimit amerikan, fuqia politike e Thaçit në Kosovë ishte “paksa e leckosur”, dhe për këtë arsye ai “mund të jetë më i hapur ndaj inkurajimit për të qenë më konstruktiv, posaçërisht në zgjatjen e dorës në drejtim të serbëve të Kosovës”.

“Në takimet e tij në Washington ne duhet ta shtyjmë atë edhe për ta bërë pjesën e tij para dhe pas zgjedhjeve të nëntorit për konsolidimin e demokracisë në Kosovë”, thuhet në kabllon diplomatike, që bart datën e 11 shtatorit 2001.

“Në kohën kur kryetari i PDK-së, Thaçi, e lë Kosovën për SHBA, më 11 shtator, ai është një politikan, ritmi i të cilit është thyer edhe nga preferenca e bashkëkombësve të tij për të lëvizur përtej luftës dhe drejt moderimit politik, dhe nga vetëdija e tij akute për ndryshimet politike në Washington”, thuhet në kabllon e ambasadorit Menzies.

“Një njeri që kurrë nuk ka shikuar në drejtim të kryeqyteteve të tjera evropiane, Thaçi tani ka frikë se aksionet e tij kanë rënë në qarqet politike në SHBA. Një arsye kryesore për këtë udhëtim, ka lënë të kuptojë ai, është të masë sesa e thellë është çmagjepsja me të atje”, thuhet aty.

“Disi në kundërshtim me intuitën, ndoshta, është pikërisht Thaçi ai që më së shumti është mbështetur në ‘aleancën’ e supozuar me SHBA-në për të forcuar fatin e tij politik”, thuhet në kabllon konfidenciale të shtatorit 2001.

“Fati i tij politik në Kosovë po bie. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ibrahim Rugova, ka rreth 12 vite të përfshirjes politike dhe lidershipit në Kosovë, sikur edhe një ndjenjë ende shumë të fuqishme të popullaritetit në favorin e tij. Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa personalitetit të Rugovës si një figurë babai për shqiptarët e Kosovës”, raporton kablloja, duke shtuar se “në një ngjarje kulturore më 8 shtator, Rugova dukej i relaksuar dhe i lidhur mirë me audiencën e tij. Për dallim, Thaçi ra poshtë në fjalimin e tij. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Wikileaks: Thaçi gjithmonë do të mbetet prapa Rugovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa
» Thaçi: Rugova gjithmonë pjesë e historisë shqiptare
» Moggi: Edhe me Agnellin, Juve prapa Milanit
» WikiLeaks dhe veriu de facto i ndarë!
» Wikileaks: Tadic privatisht e njeh Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: