Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Betaferoni - zgjedhja primare në mjekimin sklerozës multiple

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Betaferoni - zgjedhja primare në mjekimin sklerozës multiple  Empty
MesazhTitulli: Betaferoni - zgjedhja primare në mjekimin sklerozës multiple    Betaferoni - zgjedhja primare në mjekimin sklerozës multiple  I_icon_minitimeThu Sep 08, 2011 3:58 pm













Betaferoni, është bari i parë i modifikuar i futur në
përdorim për mjekimin e sklerozës multiple, i cili përdoret në gjithë
botën. Është i aftë të reduktojë në 1:3 numrin e episodeve të MS, si
edhe frekuencën e ashpërsisë në një mesatare për 50%.
Eksperiment
i bërë nga shumë qendra dhe i dërguar në 98 vendndodhje në 20 vende.
Duke përfshirë 468 pacientë me episodin e parë klinik të dyshuar në
sklerozë multiple (MS). Pacientët ishin caktuar të merrnin 250 µg nga ß
-1b interferoni (Betaferon) çdo të dytën ditë, ose placebo me injektim
subkutan. Trajtimi i kontrolluar me placebo zgjati më se 24 muaj ose më
gjatë se koha që pacientët përjetuan sulmin e dytë dhe ishin
diagnostikuar klinikisht me MS. Pas periudhës dyvjeçare me placebo,
pacientët ishin thirrur ne një studim mirë të planifikuar në të cilin
morën Betaferon.

Vlerësimet e efikasitetit

Rezultatet primare
Koha e definimit klinik të MS është bazuar në ndodhinë ose “sulmin” e
dytë klinik. Koha e progresivit të paaftësisë së pacientit është bazuar
në një shkallë mirë të vërtetuar, të njohur si Shkalla e Rritjes së
Statusit të Paaftësisë (EDSS). Avancimi i paaftësisë është definuar si
rritje e vlerës së EDSS të pacientit, së paku për një gradë, që është
konfirmuar pas 6 muajsh. Një rritje e konfirmuar e një pike të EDSS mund
të jetë një parashikues i rëndësishëm i paaftësisë së përhershme dhe të
rëndë gjatë sëmundjes. Pati rezultate në FAMS (shkallën e caktimit të
funksionit), si dhe kualitet në përmasa jetësore.

Rezultatet sekondare përfshijnë:
Kohën e definimit të MS sipas kriterit të McDonald; shkalla e
përsëritjeve vjetore; aktiviteti trunor i bazuar në MRI (rezonancë
magnetike); dhe ndikimi i antitrupave neutralizues (Nabs) në mjekim.

Rezultatet tre vjet pas ndodhisë së parë të MS:
Pacientët e trajtuar me Betaferon, një kohë të shkurtë pas
sulmit të tyre të parë, treguan ulje të rrezikut (për 40%) për
mundësinë e zhvillimit të paaftësisë krahasuar me pacientët që nuk u
mjekuan.

Analizat e ndjeshmërisë konfirmuan vërtetësinë e zbulimeve kryesore.
Zhvillimi i antitrupave neutralizues nuk pati ndonjë ndikim në
rezultatet e studimit. Betaferoni nuk ishte i rrezikshëm dhe ishte mirë i
toleruar, armiqësor për sëmundjen, ngjashëm me atë që ishte raportuar
më herët për barin.

90% e të gjithë pacientëve të zgjedhur për mjekim me Betaferon, e
pranojnë mirë trajtimin. Metodat që ndoshta kanë ndihmuar që pacientët
të marrin terapi ishin: implementimi i titrit të dozave në fillim të
mjekimit, përdorimi i një auto-injektuesi për të dhënë injeksionet dhe
mjekimi i përbashkët me një analgjetik në javët e para të trajtimit.

Pacientët e mjekuar me Betaferon, një kohë të shkurtë pas ndodhisë së
parë ose “sulmit” të parë të MS treguan rrezik më të ulët për
zhvillimin e paaftësisë së përhershme. Asnjë terapi e mëparshme për MS
nuk ka provuar një efekt të tillë. Këto janë të dhënat e para që
tregojnë vlerën e intervenimit të hershëm me terapi efikase.

Këto rezultate mbështesin vendimin që pacientët aktivisht të mjekohen
me Betaferon që nga shenjat e para klinike të sklerozës multiple për të
penguar zhvillimin e paaftësisë.

Betaferoni - zgjedhja primare në mjekimin sklerozës multiple  Foot-1betaferon

Për Betaferonin
Betaferoni (Betaseron-emri i ruajtur në SHBA dhe Kanadë), është bari i
parë i modifikuar i futur në përdorim për mjekimin e sklerozës multiple,
i cili përdoret në gjithë botën. Në SHBA, Evropë dhe Japoni, Betaferoni
është aprovuar për të gjitha format recidive të MS. Është i aftë të
reduktojë në 1:3 numrin e epizodeve të MS, si edhe frekuencën e
ashpërsisë në një mesatare për 50 %.Përdorimi i gjatë i Betaferonit, ka
treguar sigurinë e përdorimit dhe se tolerohet mirë nga organizmi.

Fakte dhe ilustrime
Afërsisht 2.5 milion njerëz në botë vuajnë nga MS, me një raport dy herë më shumë femra se meshkuj.

Sipas llogaritjeve 350 000 njerëz në EU dhe 400 000 në SHBA vuajnë
nga MS tregon një dallim veri-jug. Më pak është e pranishme në Afrikë,
ndërsa më shumë në Evropën veriore.

Skocia ka incidencën më të madhe me MS (200 të sëmurë në 100 000
banorë). MS është sëmundja më e shpeshtë që e dëmton sistemin nervor
qendror te të rinjtë. Fillimi i MS është në moshën ndërmjet 20 dhe 40
vjet. Edhe pse MS është sëmundje kronike, nuk është e jashtëzakonshme që
disa pacientë të jetojnë 35 ose më shumë vjet pas diagnozës.

Si prodhohet Betaferoni
Betaferoni (ß -1b interferoni) prodhohet gjatë një procesi
bio-teknologjik. Inerferoni është prodhohet nga fermentimi i E.coli të
rekombinuar, aktiviteti metabolik i së cilës është i kontrolluar në
mënyrë sistemike në një solucion nutricient rritës. Pas pastrimit të
përgjithshëm (ndërmjet gjërave tjera që mbeten në solucionin ushqyes,
bio-produktet e padëshirueshme dhe vet bakteri) produkti hollohet në një
koncentrim të duhur për dozim, stabilizohet, vendoset në kuti të ftohtë
dhe të thatë. Më vonë pacientët me MS ,e marrin pluhurin përfundimtar
me një shiringë të mbyllur dhe të mbushur me solucion klorur-natriumi
dhe e injektojnë në mënyrë subkutane.

Si vepron Betaferoni
Përbërësi aktiv i betaferonit, ß -1b interferoni, është një formë e
modifikuar e një proteine të organizmit e cila e rregullon sistemin
imunitar. Organizmi i shëndoshë duke prodhuar interferone, reagon ndaj
infeksioneve me viruse dhe parandalon shumimin e tyre. Shkencëtarët
supozojnë se ß -1b interferoni aktivizon gjene të caktuara dhe kështu
realizon efektin e vet mbrojtës. Detajet se si kjo substance mbron
mbështjellësin e melinit nga sulmi i sistemit imun ende nuk janë të
kuptuara mirë. Pacientët me sklerozë multiple injektojnë Betaferonin në
mënyrë subkutane çdo dy ditë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Betaferoni - zgjedhja primare në mjekimin sklerozës multiple
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ekstazisi të përdoret në mjekimin e leukemisë
» Çrregullimi i metabolizmit të lipideve, hiperlipidemitë primare dhe ato sekondare
» Pritet zgjedhja e kryetarit të ri të AKK-së
» Kontestohet zgjedhja e Llukës menaxher i AKP-së
» Zbulohet pjesa e trurit që dëmtohet nga skleroza multiple !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: