Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Veriu nën trysni të strukturave kriminale

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Veriu nën trysni të strukturave kriminale  Empty
MesazhTitulli: Veriu nën trysni të strukturave kriminale    Veriu nën trysni të strukturave kriminale  I_icon_minitimeFri Sep 09, 2011 4:10 pm

Jeta në veriun e Kosovës ka stagnuar dhe qytetarët mbahen nën trysninë e disa individëve dhe grupeve, deklaroi gjeneralmajori Erhard Buhler, i cili të premten ia dorëzoi komandën e forcave të KFOR-it gjeneralmajorit Erhard Drevs. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës, e cila u zhvillua në Prishtinë, gjenerali Buhler theksoi se veriu mbetet sfidë për misionin e forcave të NATO-s në Kosovë.

“Një sfidë tjetër për misionin është fakti se jeta në veriun e Kosovës ka stagnuar. Në këtë pjesë, qytetarët e Kosovës mbahen nën trysninë e disa individëve dhe grupeve, të cilat kanë zhvilluar një interes për ta ndarë këtë rajon nga pjesa tjetër e Kosovës. Por jam i bindur se qytetarët atje do të zbulojnë në fund progresin e madh që është arritur në një kohë kaq të shkurtër, në jug të lumit Ibër...”, tha Buhler.

Në ceremoninë e ndërrimit të komandës ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. Presidentja falënderoi gjeneralin Buhkler dhe forcat e KFOR-it për angazhimin e tyre në Kosovë, duke thënë se KFOR-i është institucioni më i përkrahur, me besueshmërinë më të lartë dhe me respektin e pamohueshëm që gëzon te të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Përkushtimi i KFOR-it për qytetarët e Kosovës dhe sigurinë e tyre është shembull i angazhimit ndërkombëtar të NATO-s si forcë paqeruajtëse - që ndihmon në konsolidimin e demokracive në periudhën e tranzicionit - dhe si forcë parandaluese për të gjithë ata ekstremistë që nëpërmjet dhunës dëshirojnë realizimin e qëllimeve politike, ose që kanë synim destabilizimin, duke vënë në rrezik jetën dhe pasurinë e qytetarëve”, tha Jahjaga.

Admirali Samuel Locklear, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, tha se NATO-ja ka dhënë kontribut për një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë dhe se po shkohet drejt ditës kur forcat e NATO-s më nuk do të jenë të nevojshme. Ai tha se NATO-ja përkrah dialogun e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe se marrëveshjet e fundit që trajtuan çështjet praktike, paraqesin hapa të rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Veriu nën trysni të strukturave kriminale
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Të numëruara janë ditët e strukturave kriminale në veri
» Turqia kërkon rajoni t’i bëjë trysni të fortë Izraelit
» Për EULEX-in, SHIK-u organizatë kriminale
» SHBA: Hetime kriminale për derdhjen e naftës
» Hoxhaj: Beogradi fsheh strukturat kriminale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: