Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pyetjet qe meshkujt ju bejne me shpesh mjekeve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pyetjet qe meshkujt ju bejne me shpesh mjekeve Empty
MesazhTitulli: Pyetjet qe meshkujt ju bejne me shpesh mjekeve   Pyetjet qe meshkujt ju bejne me shpesh mjekeve I_icon_minitimeTue Sep 13, 2011 7:42 pm

Jane shume te turpshem kur vjen fjala qe duhet te dalin para mjekut dhe te rrefejne frikerat qe kane per shendetin, apo qofte edhe shqetesimet dhe ankthet qe mund t’i kene shqetesuar prej kohesh.

Nga nje studim i bere se fundi del se meshkujt, ndryshe nga femrat, e kane shume problem qe te shkojne te mjeku per kontrolle te rregullta dhe kur ndodh qe duhet te shkojne te nxitur nga ndonje semundje, ata e kane te veshtire qe te hapen me te.

Rastet jane te shumta, por gjithsesi ka te beje edhe me nje lloj ndrojtjeje te brendshme burrerie, qe prek meshkujt dhe i ben hermetike dhe te larget me boten mjekesore. Grate, ne te kundert, shkojne shume me shpesh te mjeku, edhe per vizitat rutine dhe kjo ka bere qe te kene edhe me shume rezultate te mira ne ceshtjet shendetesore dhe mbi te gjitha, ne ato qe kane te bejne me riprodhimin.

Edhe te dhenat flasin per nje jetegjatesi me te madhe te grave krahasuar me meshkujt ne shume vende te botes. Megjithate ka mjeke qe tashme mund te thone fare mire se cilat jane disa nga pyetjet qe u behen me shume. Behet fjale per pyetje edhe te cuditshme, qe mund te kene te bejne me mite urbane, apo me frikera personale nga e shkuara e tyre. Ajo qe te bie ne sy eshte se nje numer i madh pyetjesh qe bejne meshkujt para mjekut lidhet me organin riprodhues, edhe pse ka edhe tematika te tjera pyetjesh. Ja disa prej tyre dhe pergjigjja qe u ka dhene nje mjek britanik dhe qe sigurisht vlejne per te gjithe meshkujt dhe dilemat e tyre te brendshme.

Si mund te ndaloj qe te djersitem ne nje takim me te dashuren?

Ka disa arsye qe shkaktojne djersitjen e shpeshte ne trupin e njeriut. Nese nuk ju ben pune produkti antidjerse qe perdorni, pasi sasia e djerses eshte me e madhe, atehere zgjidhja do te ishte kloridi i aluminit. Per kete duhet qe te pyesni farmacistin, i cili do t’ju jape edhe dozen e duhur. Duhet ta dini se ka nje perdorim specifik, por ama eshte shume i mire per te ndaluar cdo lloj djersitjeje. Ndersa ne aspektin psikologjik do t’ju keshillohej qe te qetesoheshit emocionalisht, te shtensionoheshit dhe ta merrnit gjithcka shtruar. Mos u ndjeni se duhet folur ne cdo moment dhe bejini pyetje vajzes qe keni takuar, per t’i dhene asaj mundesi qe te flase dhe vetes mundesi qe te pushoni.

Cili eshte ushqimi me i mire per te ngrene gjate nje takimi dashurie, per te mbajtur energjine ne nivele te larta dhe per te penguar pergjumjen?

Zakonisht eshte teprimi me alkoolin qe shkakton edhe probleme me energjine. Gjeja me e mire eshte qe te shijohet ushqimi deri ne fund, por jo me tepri dhe nuk ka rendesi se cfare duhet te zgjedhesh vecanerisht. Une rekomandoj se mbase do te ishte mire qe ne fund te pinit nje kafe te forte, per te mbajtur energjine dhe gjumin larg dhe me pas, te benit nje shetitje te shkurter romantike jashte diku ne nje park, duke e lene eren qe t’ju perkedhele.

Nese qellohem nga nje plumb, eshte me mire ta nxjerr ate, apo ta le ne vend per shkak se mund te kem hemoragji?

Absolutisht qe plumbi duhet lene aty. Duket gjetur nje kirurg i zoti dhe nje anestezist per ta nxjerre ate, sepse vete mund te demtohesh.

A mund te me demtojne shanset per t’u riprodhuar nje pale te mbathura banje te ngushta?

Ky eshte nje mit i hasur shpesh. Shume i zakonshem tani. Nese rritet temperatura rreth organit tuaj, mund te ndikoje ne cilesine e spermes dhe deri me sot, ka disa prova qe faktojne dhe mbeshtesin se mbathjet e ngushta mund te demtojne cilesine e spermes, por gjithsesi nuk eshte provuar aspak se mund te ndikojne ne menyre te drejtperdrejte ne fertilitetin e mashkullit, ndaj mos u shqetesoni, por me mire te tregoheni te kujdesshem.

Cilat jane shanset qe gruaja ime kur te plaket te kete pamjen e mamase se saj, edhe pse ajo tani eshte shume elegante dhe me trup te bukur, nderkohe qe e ema eshte e shendoshe dhe lluqe?

Gjenet jane shume te nderlikuara dhe gjenetika eshte nje fushe e zbuluar shume pak deri me tani, me gjithe progresin e bere dhjete vitet e fundit. Edhe nese arrin qe te trashegosh gjysmen e gjeneve nga ana e babait, shanset nuk jane kurre 50 me 50. Varet nga menyra se si personi i merr dhe i shfaq gjenet e trasheguara nga te dy prinderit. Pra, nese gruaja juaj ka shume gjene nga ana e babait, ajo do te duket si ai dhe nese ka shume gjene si te mamase, do te ngjaje si ajo. Por nuk mund te jesh kurre i sigurt se si do te duket nje grua e re ne nje moshe te avancuar.

Nese une zihem me dike, apo vrapoj me shpejtesi, cfare eshte ajo lloj shijeje si prej metali qe ndjej ne goje?

Kam degjuar njerez qe te flasin per nje gje te tille dhe te thone se ndoshta eshte shija e adrenalines, sepse kur vrapon, ose je duke u perballur fizikisht me ndonje njeri, ke nje sasi me te madhe adrenaline se zakonisht. Por mendoj se ka me shume mundesi qe te jete shija e gjakut ose me mire e hekurit qe ndodhet ne gjak, sepse ne situata te tilla goja peson disa carje te vogla, nga te cilat rrjedh gjak.

Nese do te bej synet tim bir, a do t’i shkaktoje kjo ndonje problem ne gjatesine e organit seksual?

Jo. Kjo nuk ka te beje fare.

A eshte i mundur transplanti i organit seksual?

Po. Transplanti i pare i organit seksual te mashkullit eshte bere ne Kine disa vjet me pare dhe ne ate kohe eshte konsideruar si nje sukses. Megjithate u tha nderkohe se personit ia hoqen serish organin pas disa javesh, sepse kishte nje problem shume te madh psikologjik dhe nje reagim qe askush nuk e priste. Ka shume mundesi qe ai te mos e kete ndjere ate dhe ndoshta ka pasur probleme edhe me te shoqen.

A duhet te shqetesohem nese shkoj te urinoj me shume se tri here gjate nates?

Tri here tingellon pak si shume dhe nese je nje djale i ri, mund te jete nje indikacion per nje problem te metejshem me prostaten, ndaj eshte mire qe te shkosh te vizitohesh te mjeku.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pyetjet qe meshkujt ju bejne me shpesh mjekeve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Meshkujt sëmuren më shpesh nga diabeti tip 2
» Kilet e tepërta bëjnë (edhe) mirë!
» 30 përqind e mjekëve ushtrojnë profesionin pa liçensë
» Për çfarë gënjejnë më shpesh femrat
» Femrat e gjata sëmuren më shpesh nga kanceri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: