Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Integriteti territorial është i paprekshëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Integriteti territorial është i paprekshëm  Empty
MesazhTitulli: Integriteti territorial është i paprekshëm    Integriteti territorial është i paprekshëm  I_icon_minitimeThu Sep 15, 2011 9:12 am

Presidentja Atifete Jahjaga në ditën e dytë të vizitës në Hungari është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga presidenti i Hungarisë, Pal Schmitt, me ç’rast nikoqiri tha se vendi i tij vazhdon të jetë përkrahës i të gjitha proceseve të Kosovës dhe do ta ndihmojë atë në rrugën e saj përpara.

Presidenti hungarez tha se vendi i tij mbështet perspektivën evropiane për Kosovën dhe theksoi se Hungaria ka kërkuar nga të gjithë partnerët evropianë që të vazhdojnë procesin e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Schmitt e bëri të qartë se nuk ka alternativë tjetër për vendet e Ballkanit perëndimor përveç anëtarësimit në BE dhe ky proces, sipas tij, do të përmbyllet pasi të jenë plotësuar kushtet nga këto vende.

Ai tha se është i përkushtuar që të ndihmojë në lobimin për Kosovën te vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë bërë këtë, veçanërisht te dy fqinjët e Hungarisë, Sllovakia dhe Rumania, të cilat kanë komunitet hungarez në vendet e tyre, dhe që kjo është një nga arsyet pse këto dy vende ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Schmitt ka theksuar se Hungaria do të hapë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në nismat rajonale dhe ato ndërkombëtare që do të ndihmonte vendin në thellimin e reformave dhe qartësimin e rrugës evropiane si dhe do të ndihmojë që Kosova të përfitojë nga liberalizimi i vizave. Presidenti hungarez tha se marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Hungarisë duhet të thellohen edhe më tutje në fushën e ekonomisë dhe theksoi se duhet të inkurajohen bizneset hungareze për të investuar në Kosovë.

Nga ana e saj, presidentja Jahjaga tha se Kosovës i duhet marrëdhënia kontraktuale me BE-në, meqë kjo do të qartësonte rrugën evropiane të saj me marrjen e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Ajo theksoi se anëtarësimi i plotë i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, në BE do të garantonte stabilitetin afatgjatë të rajonit.

Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe integriteti territorial i saj i paprekshëm- qartësoi presidentja. Ajo tha se Kosova ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje dhe është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Jahjaga tha se i ka dhënë përkrahje dialogut me Serbinë, i cili ka filluar të japë rezultate me arritjen e një numri marrëveshjesh, që lehtësojnë jetën e qytetarëve të te dyja vendeve. Ajo tha se në këtë proces të dialogut nuk do të diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës dhe integriteti territorial i saj. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Integriteti territorial është i paprekshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rruga jonë është e vështirë, sepse është pëpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë
» KFOR-i garanton integritetin territorial
» Britania përkrah integritetin territorial të Kosovës
» Turqia mbështet integritetin territorial të Kosovës
»  Kosova është e lirë, nëse është plotësisht demokratike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: