Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Egjiptit i kërkohet ta njohë Kosovën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Egjiptit i kërkohet ta njohë Kosovën  Empty
MesazhTitulli: Egjiptit i kërkohet ta njohë Kosovën    Egjiptit i kërkohet ta njohë Kosovën  I_icon_minitimeSun Sep 18, 2011 4:30 pm

Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Egjipt, është përcjellë me interesim të madh nga mediat e shkruara dhe elektronike të këtij shteti.

Gazetat egjiptiane kanë përcjellë vizitat dhe takimet e shumta të ministrit Hoxhaj me personalitetet politike dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe bashkësive fetare në Kajro, si dhe kanë botuar editoriale, opinione dhe reportazhe të ndryshme, e përbashkëta e të cilave ishte apeli i medieve egjiptiane që ky shtet ta njohë sa më parë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka arritur në Kajro, në vizitën e parë të një zyrtari kosovar që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Hoxhaj, ka nisur vizitën e tij treditore, me vizitën në Sheshin Tahrir. Hoxhaj tha se Sheshi Tahrir tani është bërë vlerë e gjithë botës, dhe jo vetëm e arabëve. Ai tha se ky shesh përfaqëson lirinë dhe luftën, duke shtuar se liria dhe lufta që e ka bërë populli egjiptian në këtë shesh, ka frymëzuar popullin e Kosovës dhe gjithë botën me mënyrën e protestave paqësore e civilizuese, si dhe këmbënguljen për të arritur të drejtat dhe liritë e veta”, thuhej në njërën prej gazetave egjiptiane, ku shpalosej agjenda e Hoxhajt gjatë vizitës në këtë shtet.

Një gazetë tjetër e Kajros në shkrimin e saj thotë se ministri i Jashtëm i Kosovës në konferencën e organizuar nga Sindikata e Gazetarëve të Egjiptit me titull “Pavarësia e Kosovës”, ka thënë se qëllimi i vizitës në Egjipt është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Egjipti. Ai ka falënderuar mikpritjen e Egjiptit, e veçanërisht njohjen e shtetit të tij nga të Rinjtë e Revolucionit.

“Stabiliteti politik në Kosovë ka ndihmuar zhvillimin e lartë ekonomik. Hoxhaj ka kërkuar nga Egjipti i ri që të ndjekë politikë të re ndaj Kosovës, dhe kjo politikë duhet të jetë njohja e pavarësisë. Por, vendimi i njohjes është vendim sovran që i takon Egjiptit e jo Kosovës, dhe ka shprehur interesimin për bashkëpunim në fushën ekonomike, turizmit e shkëmbimit kulturor. Hoxhaj ka shtuar se ndryshimi në shoqërinë egjiptiane ka qenë i domosdoshëm, por kjo duhet të ndodhë edhe në të gjitha shtetet arabe”, thuhej në artikull.

Ndërkohë, është folur edhe për njohjen e Kosovës nga Partia al-Wafd, kryetari i të cilës, Sayyid al-Badawi, ka thënë se do të mbështesë njohjen përmes Aleancës Demokratike, pjesë e së cilës janë 35 parti, ndër të cilat edhe partia e tij.

Një tjetër gazetë prestigjioze ka shkruar për takimin e Hoxhajt me kryemyftiun e Egjiptit, Ali Gomaa, me ç’rast ka kërkuar nga qeveria egjiptiane që të njohë sa më shpejt shtetin e Kosovës. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Egjiptit i kërkohet ta njohë Kosovën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rumania ‘nuk e ka ndërmend’ ta njohë Kosovën
» Erdogan i kërkon Pakistanit ta njohë Kosovën
» Kuvajti shumë shpejt do ta njohë Kosovën
» Hoxhaj: Serbia ta njohë Kosovën, pastaj në BE
» Djukanovic: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: