Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Seksi pas lindjes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Seksi pas lindjes Empty
MesazhTitulli: Seksi pas lindjes   Seksi pas lindjes I_icon_minitimeThu Sep 22, 2011 12:35 pm

A mund të kemi marrëdhënje seksuale pa u bërë gjashtë javë që nga lindja?

Nuk preferohet që të keni marrëdhënje seksuale në gjashtë javët pas lindjes. Arsyet janë të shumta. E para, vagina dhe qafa e mitrës kalojnë nëpër ndryshime gjatë shtatëzanisë dhe lindjes, dhe iu duhet kohë që të kthehen në gjendjen e mëparshme. Mitra e lehonave liron gjakun e mbetur dhe ende është e ndjeshme ndaj infeksioneve.

Nëse keni patur një epiziotomi, është e nevojshme që plaga të shërohet dhe të bëhet elastike. Marrëdhenja me partnerin para kohe mund të bëhet e dhembshme dhe jo e këndshme, dhe vetëm mund ta zvogëlojë dëshirën për seks.

A mund të kemi marrëdhënje seksuale edhe pse kam patur epiziotomi?

Plaga nga epiziotomia do të duhej të shërohej 4-6 javë pas lindjes. Pas kësaj ju mund të keni marrëdhënje seksuale me partnerin. Keni parasysh që marrëdhëniet e para mund të jenë jo shumë të këndshme, madje edhe të dhembshme. Paraloja e gjatë dhe ambienti romantik mund të jenë një ndihmesë për tu relaksuar. Mund të përdorni dhe lubrifikantë (mjete për lyerjen e vaginës) ashtu që hyrja e penisit në vaginë të jetë pa dhembje.

A do të më rikthehet dëshira për seks me partnerin?

Mos u shqetesoni. Lindja është një përvojë e lodhshme për ju, dhe momentalisht rreth foshnjes e cila kërkon 100 % të kohës tuaj, është mëse e kuptueshme që seksi nuk iu bie ndër mend. Sidomos nëse keni patur epiziotomi, gjenitalet janë më të dhembshme dhe vetëm prekja për ju mund të jetë jo e këndshme, ndërsa seksi një kujtim i bukur por edhe një e ardhme e largët.Me kalimin e kohës, e ndoshta pas 6 javësh, kur të jeni shëruar plotësisht, do të mund të rifilloni sërish marrëdhënjen me partnerin tuaj. Le të jetë fillim i butë, ndoshta vetëm përkëdhelje e prekje, derisa nuk dëshironi më shumë.

Flisni me partnerin tuaj, se çfarë ju bën të ndiheni mirë, dhe çfarë jo. Ndonjëherë vetëm qëndrimi pranë TV dhe mbajtja për duarsh do tju pëlqejë më shumë se sa seksi dhe kjo është shumë normale. Bisedoni dhe dhuroni dashuri. Zbuloni prekje të reja dhe në atë mënyrë dalngadalë do të ju rikthehet dëshira për seks. Por gjithsesi prisni të kalojë periudha prej gjashtë javësh, në mënyrë që trupi juaj ti pranojë kërkesat pa probleme. Mundohuni të mos anashkaloni marrëdhënjen tuaj shkaku i foshnjes. Ndani kohën për partnerin tuaj.

Gjatë seksit më erdhi qumështi, a është kjo gjë në rregull?

Nëse qumështi ju vjen gjatë marrëdhënjeve, kjo është shumë normale, sepse stimulimi i thithkave bën që të rrjedh qumështi nga gjiri.

Ne nuk kemi me kohë për seks! Si ia arrijnë këtë të tjerët?

Në momentet kur të gjitha i keni mbi kokë, si ndërrimi i pelenave, biberoneve dhe gjërave të ndryshme rreth foshnjes, me të vërtetë seksi nuk bie në plan të parë. Megjithatë, seksi është pjesë përbërëse e secilës lidhje dhe këtë nuk duhet shmangur. Vetëm ngadalë. Ndoshta do të jeni të frikësuara në fillim dhe do të mundoheni që këtë gjë ta fshihni me arsyetimin për mungesë të kohës, por kjo nuk do të mund të zgjasë përgjithmonë.

Baza e rifillimit të marrëdhënieve seksuale është komunikimi. Flisni me partnerin për frikën tuaj, për mungesën e kohës së lirë, për atë se “çfarë do të ishte sikur…”Mundohuni të shkoni në krevat më herët, posa të fle foshnja juaj. Pajtohuni me faktin që me lindjen e foshnjes të gjitha kanë ndryshuar, madje edhe jeta juaj seksuale. Qëndroni të gatshëm të ndryshoni kohën dhe mënyrën e marrëdhënjeve.

Ndonjë këshillë për marërdhënje seksuale pas lindjes?

Mos u lidhni me rutinën e vjetër “seks në shtratin e dhomës së vjetër”. Kur foshnja te fleje, shfrytëzoni divanin, kuzhinën, banjon, vaskën me ujë të ngrohtë, secili moment i ri është i mirëpritur për të futur llojshmëri në jetën tuaj seksuale.Kur foshnja te fleje, hapeni një shishe verë, zvogëloni dritën e dhomës, lëshoni muzikë të lehtë dhe lejoni atmosferën tju marre.Nëse mund të përkujdeset dikush për foshnjen tuaj për një orë apo dy, “ikni” nga shtëpia me partnerin tuaj në ndonjë vend të qetë, fundi fundit edhe makina është një vend i mirë.Shumë prindër kanë marrëdhënje seksuale edhe gjatë kohës kur foshnja fle, në po në të njejtën dhomë. Nëse e vëreni që koha kalon dhe jeta juaj seksuale ende është një rrëmujë, flisni me partnerin. Ndoshta edhe ai e ka po të njejtën frikë si ju./bebaime/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Seksi pas lindjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Teknika frymëmarrjeje për dhimbjet para lindjes
» Kafja dhe seksi mund të shkaktojnë goditje në tru
» Pushohet nga puna pasi ishte shumë “seksi”
» Femrat që marrin pilula janë më seksi se tjerat
» Çfarë i argëton femrat më shumë se seksi dhe shopingu?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: