Ku ndodhen, sa banorë kanë dhe sa janë përmasat e tyre
Me masën e një fushe golfi, qyteti i Vatikanit është shteti më i vogël
në botë. Në parim është në enklavë me mur brenda Romës. Është kaq i
vogël, sa i gjithë shteti nuk ka asnjë adresë. Qyteti i Vatikanit mund
të jetë i vogël, por është i fuqishëm. Është territori sovran i Kishës
Katolike (në parim qeveria qendrore), e cila ka 1 miliardë njerëz (rreth
1 e 6-ta e banorëve të planetit) si pjesë përbërëse. Është krijuar në
vitin 1929 nga Traktati Lateran (i cili është nënshkruar nga diktatori
Benito Mussolini) dhe
drejtohet nga Papa, një monark jo i trashëgueshëm, i cili ka autoritet
absolut. Papa është monarku absolut në Evropë. Një e veçantë e shtetit
është se nuk ka banorë permanentë. Shtetësia jepet gjatë kohës që
njerëzit janë atje dhe i hiqet sapo largohen. Dhe ju që mendonit se
gjuha latine ishte gjuhë e vdekur! S’është e vërtetë, se në Vatikan
latinishtja është gjuhë zyrtare. Vatikani mbështetet financiarisht nga
dhurues, shitja e pullave postare e publikimeve dhe turizmit. Ashtu si
parajsa, nuk ka taksa.
Monako është shteti i dytë më i vogël në Tokë (gati me masën e Parkut
Qendror në Nju Jork), por ka popullsinë më të dendur, 23,660 banorë për
kilometër katror. Territori sundohet nga një princ. 7 shekujt e kaluar
Monako është qeverisur nga princat e familjes Grimaldi nga Genoa.
Gjithçka filloi një mbrëmje më 1297, kur François Grimaldi u maskua si
murg dhe me një ushtri të vogël pushtoi kalanë që ruante Shkëmbin e
Monakos. Në 1861, Monako ia dha gjysmën e territorit Francës në shkëmbim
të parave dhe pavarësisë. Kur princi që sundonte kuptoi se burimet
natyrale vinin nga ajo pjesë që u dha, vendosi ta vërë bast ekonominë
(një zgjidhje universale e provuar nga koha) në kumar. Kështu lindi
Monte Karlo, një krahinë e njohur për kazinotë luksoze. Tani që gjithë
banorët jo vendas paguajnë taksa, ndërsa të lindurit atje e kanë të
ndaluar të hyjnë në kazino.
Nauru është shteti ishullor më i vogël në botë, republika më e vogël e
pavarur dhe e vetmja republikë në botë pa një kryeqytet zyrtar. Vendi ka
një burim kryesor të ardhurash: fosfat mijëravjeçar nga plehrat dhe
jashtëqitjet e zogjve. Për një kohë të gjatë banorët ishin mjaft të
pasur, pasi e eksportonin fosfatin sikur ai nuk mbaronte kurrë. Në vitet
‘70 vetëm një pjesë e vogël vazhduan gjimnazin dhe shumë pak të rritur
punonin. Atëherë ishin njerëzit më të pasur në botë. Për këtë arsye ata
vuajnë nga obeziteti dhe diabeti. Tani Nauru ka një skemë të
jashtëzakonshme për të bërë para. Është kthyer në një kamp për njerëzit
që kërkojnë azil në Australi.
Tuvalu, jo vetëm që është një ishull i vogël në Oqeanin Paqësor, por pas
50 viteve mund të mos ekzistojë, nëse niveli i deteve vazhdon të
rritet. Të ardhurat kryesore i vijnë pasi jep me qira kodin e vendit për
internet.
Republika e San Marinos është themeluar në vitin 301 pas Krishtit nga
një gurgdhendës me emrin Marino, i cili së bashku me një grup të
krishterësh i largohej persekutimit fetar. San Marino është republika më
e vjetër në botë. Republika ishte një fqinje aq e mirë, sa është
pushtuar vetëm në vitin 1500 dhe 1700, një muaj për secilën herë.
Ndërkohë që Napoloni gllabëronte pjesën më të madhe të Evropës, San
Marinon e la të qetë, duke dhënë se ishte një republikë model. Vendi
drejtohet nga një këshill i zgjedhur prej 60 personash, i cili zgjedh dy
regjentë nga secila parti opozitare për të drejtuar çështjet qeveritare
për 6 muaj.