Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shtetet arabe po e ndryshojnë qëndrimin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Shtetet arabe po e ndryshojnë qëndrimin  Empty
MesazhTitulli: Shtetet arabe po e ndryshojnë qëndrimin    Shtetet arabe po e ndryshojnë qëndrimin  I_icon_minitimeThu Sep 15, 2011 9:12 am

Në ditën e tretë dhe përmbyllëse të vizitës në Egjipt, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të partive politike, liderë shpirtëror dhe përfaqësues të shoqërisë civile në këtë vend.

Ministri Hoxhaj të martën në mbrëmje po ashtu ka marrë pjesë në një darkë të shtruar nga Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Në këtë darkë kanë marrë pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të Organizatës së Ligës Arabe dhe përfaqësues të Qeverisë së Egjiptit.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar kryeministrin Erdogan për ndihmën që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e përmbylljes së njohjeve. Edhe në këtë takim, kryeministri turk ka kërkuara nga shtetet anëtare të Ligës Arabe që të pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Në një takim tjetër, ministri Hoxhaj është pritur nga lideri shpirtëror i myslimanëve me seli në Kajro, Sheikh Al Azhar Ahmed El Taib. “Shpresoj që së shpejti të gjitha vendet arabe të pranojnë pavarësinë, në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së”, ka thënë El Taib, pas takimit.

Në përmbyllje të vizitës në Egjipt, Ministri Hoxhaj ka takuar edhe përfaqësues të Këshillit Transitor të Libisë. Në këtë takim Ministri i ka informuar ata për vendimin e Republikës së Kosovës, e cila ka pranuar këtë këshill si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Nga ana tjetër, Faiz Jibril, përfaqësues i kongresit popullor të Libisë ka thënë se politika e Muammer Gaddafit tashmë ka marr fund në Libi. “Libia është vonuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ka qenë njëra nga katastrofat më të mëdha të Gaddafit. Jam pajtuar me Ministrin Enver Hoxhaj që të fillojmë vendosjen e kontakteve për të arritur deri të njohja”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Shtetet arabe po e ndryshojnë qëndrimin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Emiratet Arabe do të financojnë aksin Tiranë-Elbasan
» Izraeli nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën
» Shtetet aziatike dënojnë bllokadën izraelite të Rripit të Gazës
» Ulqini ia “sheh” hairin trazirave arabe
» Washingtoni dhe Londra afirmojnë qëndrimin ndaj Iranit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: