Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Washingtoni dhe Londra afirmojnë qëndrimin ndaj Iranit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Washingtoni dhe Londra afirmojnë qëndrimin ndaj Iranit Empty
MesazhTitulli: Washingtoni dhe Londra afirmojnë qëndrimin ndaj Iranit   Washingtoni dhe Londra afirmojnë qëndrimin ndaj Iranit I_icon_minitimeSun May 16, 2010 8:11 am

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague, e bënë të qartë se pavarësisht ndryshimit të udhëheqjes në Londër, miqësia speciale tradicionale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë vazhdon, dhe se nuk ka aspak dyshim mes dy vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth nevojave për të sanksione të reja ndaj Iranit.Washingtoni dhe Londra afirmojnë qëndrimin ndaj Iranit F.0515093302656_m

Ndërkohë, në New York vazhdojnë negociatat për raundin e katërt të sanksioneve kundër Iranit si pasojë e refuzimit të Teheranit për të reaguar ndaj shqetësimeve botërore rreth programit të tij për pasurimin e uraniumit.

Gjatë një konference shtypi me Hague, i cili i zuri vendin e David Miliband të qeverisë laburiste, Clinton tha se nuk do të ketë reagim serioz nga Irani pa sanksione të reja.

Ajo ka zhvilluar konsultime me shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit Turqinë dhe Brazilin, të cilët po mundohen të zhvillojnë diskutime me Teheranin.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva zhvillon një vizitë të rëndësishme ketë fundjavë në Teheran pas ndalesës në Moskë, ku Hillary Clinton thotë se presidenti rus Dmitry Medvedev i tha udhëheqësit brazilian se misioni i tij ka shanse të vogla për sukses.

Brazilianët ende kanë shpresa se pas vizitës së presidentit Lula iranianët do të bien dakord të takohen me grupin e Pesë plus 1, se ata do të pranojnë propozimin për reaktorin kërkimor të Teheranit, se do të respektojnë angazhimet ndërkombëtare. Faktikisht, presidenti Medvedev i tha presidentit Lula lidhur me vizitën e tij se kishte shanse të vogla.

Një zyrtar i lartë amerikan tha të enjten se vizita e presidentit Lula në Teheran është shansi i fundit për Iranin para se të imponohen sanksionet.

Sekretari i Jashtëm britanik Hague tha se qeveria e re britanike e mbështet plotësisht qasjen amerikane dhe se Britania do të bëjë gjithçka të mundur që tu mbushë mendjen partnerëve të Bashkimit Evropian për të vepruar paralelisht me sanksione financiare në mbështetje të rezolutës së OKB-së që ende nuk është miratuar.

I pyetur nëse një ditë do të kërkohen veprime ushtarake për të ndaluar programin bërthamor të Iranit, Hague tha se pikërisht kjo perspektivë e shtyn mbështetjen e Britaninë për hapa ndëshkues që mund të ndikojnë tek Teherani për të ndryshuar kursin.

Asnjëherë nuk është përjashtuar mundësia e veprimeve ushtarake por ne nuk po bëjmë thirrje për ketë. Sepse duam të shikojmë që kjo çështje të zgjidhet në rrugë paqësore dhe bëjmë thirrje për sanksione të shpejta dhe mbështesim idenë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Kjo është perspektiva jonë mbi ketë çështje.

Clinton dhe homologu Hague riafirmuan bashkëpunimin dypalësh në Afganistan dhe punën për arritjen e një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve. Ata po ashtu u zotuan në vazhdimin e strategjisë në Irak.

Sekretarja amerikane e Shtetit tha se shpërthimet e fundit në Irak tregojnë për zbehjen e al-Qaedas në Irak që nuk ka mundur të nxisë dhunë sektare dhe tha se kjo nuk ka ndikuar në kohën e caktuar për tërheqjen e trupave. /VoA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Washingtoni dhe Londra afirmojnë qëndrimin ndaj Iranit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHBA-të i dorëzojnë KS-së projektrezolutën për sanksione ndaj Iranit
» Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private
» Shtetet arabe po e ndryshojnë qëndrimin
» Hetim ndaj SHIK-ut
» Izraeli nuk ndryshon qëndrimin për Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: