Me një efikasitet tipik, SHBA-ja arriti të kualifikohej në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”, duke përfunduar në pozitën e parë në raundin final të eliminatoreve për Zonën e Amerikës së Mesme e Qendrore. Nën udhëheqjen e kujdesshme të trajnerit Bob Bradley, skuadra e përbërë nga lojtar me përvojë dhe talentë të rinj, nuk ka qenë asnjëherë në rrezik që të mbetet jashtë Botërorit 2010. SHBA-ja do të synoj që të përsërisë përformancën që tregoi në Kupën e Konfederatave 2009, ku arriti deri në finale.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Pasi ia shënoi nëntë gola Barbadosit në raundin e dytë eliminator, SHBA-ja e gjeti veten në një grup me Trinidad & Tobagon, Guatemalan dhe Kubën në Grupin 1 të raundit të tretë. Djelmoshat e Bradleyt arritën të fitojnë pesë nga gjashtë ndeshjet. Humbja e vetme erdhi nga Trinidad & Tobago me rezultatin 2:1.
SHBA-ja nisi fazën finale të eliminatoreve në mënyrën më të mirë, duke e mposhtur qysh në ndeshjen e parë rivalin e përhershëm Meksikën me rezultatin 2:0. Më pas ata barazuan me El Salvadorin 2:2. Më pas shënuan fitore bindëse ndaj Trinidad & Tobagos me rezultatin 3:0, para se të ndalej nga Kosta-Rika (3:1). Kjo ishte humbja e parë nga dy sa i regjistroi SHBA-ja në përgjithësi në raundin final. Humbja tjetër erdhi nga Meksika në stadiumin “Azteca”. SHBA pësoi me 2:1. SHBA-ja arriti deri te bileta për në “Afrikë të Jugut 2010” duke e mposhtur Hondurasin me rezultatin 3:2 dhe kjo në “Estadio Olimico” në San Pedro Sula të Hondurasit. Një stadium që njihet si mjaft i vështirë për të fituar.
Yjet e skuadrës
Në vitet e fundit emri Landon Donovanit ka qenë sinonim për Përfaqësuesen e SHBA-së. Sulmuesi i LA Galaxys shpesh është shquar për performancën e mirë në përfaqësuese. Nuk ka dyshim që Donovan edhe në “Afrikën e Jugut 2010” do të jetë njëri prej lidereve të SHBA-së.
Ai ka edhe një përkrahje mjaft të madh nga lojtar si Oguchi Onyewu, Michael Bradley, Jozy Altidore, Tim Howard e Clint Demspey. Të gjithë këta janë të angazhuar në kampionatet më të forta evropiane.
Trajneri
Bob Bradleyt në fillim i ishte besuar vetëm përkohësisht posti i trajnerit të SHBA-së. Mirëpo, pas një serie me dhjetë ndeshje pa humbje ai arriti të bind zyrtarët e futbollit amerikanë se e meriton punën. Bradley u ka mbyllur gojën edhe pesimistëve më të mëdhenj me përformancën në Kupën e Konfederatave 2009. SHBA-ja në këtë turne arriti të mposht në gjysmëfinalen favoriten Spanjën, ndërsa në finale u mposht me rezultat të ngusht nga Brazili 3:2.
Botërorët e kaluar
- SHBA-ja ka marrë pjesë në nëntë botërore. Vetëm Meksika nga Zona e Amerikës së Veriut dhe Qëndrore ka arritur të kualifikohet më shpesh.
- Përformanca më e mirë e SHBA-së ka qenë ajo në Botërorin e parë në “Uruguai 1930” ku arriti deri në gjysmëfinale.
- “Afrika e Jugut 2010” do të jetë botërori i gjashtë me radhë për SHBA-në. Në “Gjermani 2006” SHBA-ja u eliminua qysh në fazën grupore.
Rekordet
- Fitrorja e SHBA-së ndaj Spanjës me rezultatin 2:0 në Kupën e Konfederatave 2009, i ka dhënë fund serisë të “furisë së kuqe” të thyej rekordin për fitore të njëpasnjëshme. Spanja ishte futur në një seri prej 35 fitoreve rresht, por u ndal nga SHBA-ja.
- SHBA-ja ka gëzuar një seri prej 58 ndeshjeve pa humbje në shtëpi me kundërshtarë nga Zona e Amerikës së Veriut dhe Qendrore. Kjo seri u ndal në korrik të vitit 2009 ku u shkatërrua nga Meksika 5:0 në finale të “Gold Cup”.
- Sulmuesi i ri Jozy Altidore që aktualisht është i huazuar te skuadra angleze Hull City nga Villarreali, ka qenë realizatori më i mirë i SHBA-së në elimiantore, duke i shënuar gjashtë gola.
Deklarata
“Jemi shumë krenarë që kemi përfunduar në krye të grupit final të eliminatoreve. Ka qenë një përformancë e madhe nga skuadra dhe këtë e kemi arritur me shumë punë dhe përkushtim. Sa herë që jemi futur në fushë jemi futur me synim që t’i tregojmë të botës se çfarë aftësish kemi”, ka thënë trajneri Bob Bradley, pasi skuadra e tij e siguroi kualifikimin për në “Afrikë të Jugut 2010”.
(Marrë nga fifa.com)