Ushqime per permiresimin e paraqitjesDisa lloje te ndryshme ushqimesh qe mund te permiresojne lekuren dhe floket tuaj por gjithashtu dhe per shendetin ne pergjithesi.
1. Portokallet e kuq, qershite, shegaKolagjeni eshte nje proteine natyrale qe gjendet tek lekura dhe muskujt, por me rritjen e moshes fatkeqesisht ulet dhe prodhimi i tij ne trup. Portokallet e kuq qershite dhe blueberries ( lloj fruti) jane te pasura me antioksidante te cilet ngadalesojne plakjen dhe semundjen me ane te uljes se enjtjes. Gjithashtu ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe ju tregon te rinj dhe te shendetshem. Fruta te tjera qe permbajne kolagjen jane: kiwi, kumbllat, thanat.
2. Farat e lulediellit dhe sardeletFarat e kungullit, tuna, arrat jane te pasura me acide yndyre (fatty acid) te cilat jane te rendesishme per per qelizat e trupit. Keto acide ndihmojne ne rjedhjen natyrore te nutrienteve ne qelize si dhe ne heqjen e materjaleve qe lejne mbeturinat. Me nje fjale ndihmojne ne pastrimin e mirebajtjen e qelizave te trupit.
3. Spinaqi dhe gjerat e tjera jeshileNje melci e paster ndihmon qe trupi i njeriut te funksionoje sa me mire. Disa nga ushqimet qe ndihmojne ne pastrimin e melcise jane : spinaqi, brocoli. Duke ngrene sa me shume gjera jeshile ndihmon dhe ne shije, e ul pak ate nepsin per te ngrene gjera te embla. Sheqeri i tepert nuk eshte mire per trupin.
4. Majdanozi, rigoniNqs i ke syte e fryre kur cohesh nga gjumi, atehere kjo eshte nje nga pasojat e kripes se tepert. Doktoret rekomandojne uljen e marrjes se kripes se tepert. Ne vend te kripes, provoni ne ushqim rigon, majdanoz ose hudher.
5. PerimetPerime te fresketa dhe ndonjehere te pagatuara jane shume te shendetshme. Jane te mira si per buzeqeshjen dhe per lekuren tuaj. Karrota, lulelakra, mashurkat ndihmojne ne zbardhjen e dhembeve duke hequr njollat e tyre. Ne qofte se keni konsumuar kafe, vere te kuqe apo dicka tjeter, ndiqeni pas me nje doze karrotash apo ndonje perim tjeter te prefeduar. Kur jane te pagatuara kane efekt me te mire ne pastrimin e dhembeve.
6. Vezet dhe bulmetiVitamina A eshte e rendesishme per riparimin e lekures dhe kur ke sasi te vogla te saj ne trup, lekura thahet dhe ripet. Mungesa e vitamines A ne trup shkakton rrudhje dhe shkakton mos-sherim ne lekure. Ushqimet si: melci, qumesht, veze, permbajne beta-karotin. Po ashtu dhe pjeshket, pjepri, kajsite permbajne beta-karotin te cilen trupi e shnderron ne vitamine A.
7.Salmon, avokado, mangoSalmon, avokado dhe mango jane te mira kunder plakjes. Sidomos salmoni i Alaskes eshte i pasur me omega-3 e cila ndihmon ne qarkullimin e gjakut. Gjithashtu salmoni permban dimethylaminoethanol (DMAE), i cili permireson muskujt e fytyres dhe ul rrudhat. Mango dhe avokado permbajne vitamin E dhe antioksidante. Shtojini ne sallate te shoqeruar me salmon dhe perpara do te keni nje pjate te ushqyeshme dhe te shijshme.