Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar Empty
MesazhTitulli: Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar   Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 7:06 am

Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar 12-buxheti4

Prishtinë, 12 qershor – Qeveria e Kosovës ka aprovuar të premten ndryshimet në Ligjin për buxhetin 2010-s, duke shtuar nivelin financiar të gjysmës së dytë të vitit për rreth 90 milionë euro.
Pjesa më e madhe janë paraparë të shkojnë në ndërtimin e autostradës Vërmicë - Merdar. Janë 83.7 milionë euro të parapara për këtë projekt. Po kështu, 16 milionë euro për financimin shtesë në paga e shtesa, ndërsa 5.2 milionë euro për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës në gjashtëmujorin e dytë të vitit.
Mjetet e tjera janë orientuar për prodhimin e pasaportave biometrike, për financimin e projekteve të komunave të reja dhe për krijimin e komunave të tjera, që parashihen me Pakon e presidentit Martti Ahtisaari.
Ministri i Financave, Ahmet Shala, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se ndryshimi paraqet harmonizim të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me të gjitha organizatat buxhetore të nivelit qendror dhe të nivelit lokal.
“Në kohën kur shumë shtete po ballafaqohen me kriza të mëdha financiare, Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur që në rishikimin e vet buxhetor të shtojë në nivelin e vet financiar përmbi 90 milionë euro, duke mos interferuar në rritjen e taksave substanciale”, ka theksuar ministri Shala. “Ky është një sukses edhe i negocimit me FMN-në, që ka ngritur vetëdijen dhe vigjilencën tonë se ne duhet të fokusohemi në përmirësimin e politikave tona të disiplinimit financiar”.
Megjithëkëtë, ai ka pranuar se procesi i rishikimit gjashtëmujor nuk ka mundur të përfshijë shumë kërkesa të arsyeshme të shpenzimeve shtesë të disa organizatave buxhetore. Mirëpo, ka shtuar se është e mundshme që në pjesën e katërt të vitit të ketë harmonizime të programeve brenda organizatave buxhetore me efekte neutrale në kategoritë ekonomike.
Shala ka theksuar se ky rishikim buxhetor është harmonizuar edhe me Kornizën afatmesme të shpenzimeve 2011-2013, që po kështu është ndryshuar të premten.
Bazuar në këtë Kornizë, projeksionet e fundit makroekonomike sugjerojnë se rritja mesatare reale e bruto prodhimit vendës për periudhën 2011-2013 pritet të jetë rreth 5.6 për qind. Pritjet për 2010-n janë 4.8 për qind, për 2011-n 6.1 për qind, për 2012-n 5.7 për qind dhe për 2013-n rreth 5 për qind.
Kryeministri Hashim Thaçi ka paralajmëruar të premten se në javën e ardhshme Qeveria do të marrë vendimin për privatizimin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.
Ai ka theksuar se është duke u vazhduar me agjendë të planifikuar në procesin e termocentralit “Kosova e Re”, që, sipas tij, do të sigurojë 24 orë energji për Kosovën, e njëkohësisht edhe privatizimi i divizionit të Distribucionit të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Autostrada merr mbi 90 për qind të buxhetit të rishikuar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Votuan 26,76 për qind e mitrovicasve
»  Android merr 25.5 për qind të tregut të telefonave
» KUÇI: DO TË RESPEKTOHET MARRËVESHJA QIND PËR QIND PDK-LDK-AKR
» Thaçi premtoi dyfishimin e buxhetit
» Autostrada rriti eksportet e Shqipërisë në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: