Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Jeta poshtë Antarktidës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Jeta poshtë Antarktidës Empty
MesazhTitulli: Jeta poshtë Antarktidës   Jeta poshtë Antarktidës I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 2:41 pm

Bota e nënujshme në skajin më jugor të globit,
tashmë mund të monitorohet me ndihmën e një pajisjeje të telekomanduar

Pasi ka qëndruar për mijëra vjet i mbuluar, një pjesë e fundit të
oqeanit Antarktik tashmë është i arritshëm dhe përfaqëson një nga
ekosistemet më pak të llogaritshme të botës, që tani janë studiuar nga
një grup prej 52 biologësh gjermanë.

Kolapsi i platformës së akullit Larsen A, e larguar nga pjesa e tokës në
vitin 1995 dhe Larsen B, që ka pasur të njëjtin fat në vitin 2002 ka
hapur një gjir të thellë bregdetar në Antarktidë, duke i lejuar anijeve
"Polarstern" të çojnë deri në fund një ekspeditë monitorimi të ujërave
deri në 850 metra thellësi, për projektin "Census of Antarctic Marine
Life".

Kësaj ekspedite do t‘i shtohen edhe 13 të tjera të programuara për vitin
polar ndërkombëtar. Sipas raportit të bërë të ditur nga
"Intergovernmental Panel on Climate Change" (IPCC), ky kënd i
Antarktidës është pjesa më e ekspozuar e ndryshimeve globale
klimaterike. Falë një teknike të sofistikuar vëzhgimi janë marrë
kampione, nëpërmjet një pajisjeje të telekomanduar, të kompletuar me
telekamera. Biologët e "Polarstern" kanë shkrepur pafundësisht foto të
jetës nënujore, një pjesë e të cilave tregojnë pamje të krijesave aspak
familjare, që ndoshta mund të jenë edhe specie të reja.

"Kolapsi i platformës së Larsen mund të na thotë shumë gjëra të reja për
ndryshimet klimaterike mbi biodiversitetin ujor dhe funksionin e këtij
ekosistemi", ka shpjeguar Julian Gutt, një biolog detar i "Alfred
Wegener - Institute for Polar and Marine Research" dhe shef i
ekspeditës. "Deri në këtë moment shkencëtarët nuk mund të bënin asgjë,
përveç vëzhgimit të jetës nënujore duke "spiunuar" nëpërmjet kolonave
praktike të mbulimit të akujve. Tani jemi në pozicionin për të plotësuar
atë që e shihnim më oportune, në një prej ekosistemeve detare më pak të
shqetësuara nga aktiviteti njerëzor në të gjithë planetin".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Jeta poshtë Antarktidës Empty
MesazhTitulli: Re: Jeta poshtë Antarktidës   Jeta poshtë Antarktidës I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 2:42 pm

Në Antarktidë bën vapë

Duket paradoksale, por në Antarktide bën shumë vapë. Nga një analizë e
të dhënave të mbajtura me topa atmosferike, rezulton se kontinenti i
akullt duket se riprodhon të njëjtën ngrohje globale, por variacionet
janë amplifikuar tri herë. Për sa u përket temperaturave të ajrit,
problemi është akoma edhe më i rëndë: ngritja e temperaturës mesatare ka
qenë me 2,6 gradë celsius në 50 vitet e fundit, një ndryshim i
barabartë me 5 herë më shumë se mesatarja globale. Sipas John Turner i
"British Antarctic Survey", që ka udhëhequr kërkimin, "ngrohja mbi
Antarktidë mund të ketë implikime për pjesëmarrjen e mjegullt në të
gjithë kontinentin edhe mbi rritjen e nivelit të detit. Stimulet e
kryera deri në këtë moment me modelet e reja klimaterike nuk e
riprodhojnë ringrohjen e vëzhguar, që do të thotë së në një farë mënyre
bëhet fjalë për një sistem klimaterik shumë të veçantë, për të cilin do
të jetë e nevojshme të përdoren instrumentet tona teorike". Studimi i
kryer është bërë i mundur falë lëshimeve të përditshme të topave
meteorologjikë, që janë kryer nga shumë stacione të kërkimit, duke
filluar nga "viti ndërkombëtar" i gjeosferës i viteve 1957-‘58. Topat
janë adaptuar me radiosonda, në gjendje për të matur disa parametra
thelbësore, siç janë temperatura, lagështira dhe shpejtësia e erës, në
një kuotë deri në 20 km dhe në disa raste të tjera përtej kësaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jeta poshtë Antarktidës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mustafa sërish hedh poshtë mundësinë e koalicionit me PDK-në
» Jeta
» Jeta ndriçon
» Jeta po zgjatet gjithnjë e më shumë
» Tentohet që Daci të eliminohet nga jeta politike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: